Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » LR-PDSH themelon të gjitha nëndegët në qytetin e Preshevës

LR-PDSH themelon të gjitha nëndegët në qytetin e Preshevës

LR-PDSH me themelimin e nëndegëve të saja në njësitë 1, 2, 3, 4 dhe 5 ka përmbyllur me shumë sukses zgjedhjen e strukturave të saja në qytetin e Preshevës.

Interesimi i qytetarëve të Preshevës për t’iu bashkangjitur iniciativës më të re politike LR-PDSH ishte i jashtëzakonshëm edhe sonte. Lëvizja ka themeluar nëndegët e vendvotimeve 1 dhe 2 ku për kryetar është zgjedhur profesor Hysamedin Ahmedi. Nëndegën numër 3 të LR-PDSH do ta udhëheqë doktor Getoar Behluli.
Anëtarët e kryesisë së nëndegës 4 për kryetarë e zgjodhën Avdi Aliun, kurse njësia numër 5 e LR-PDSH do të udhëhiqet nga Qenan Shabani.

Nga shërbimi për informim i LR-PDSH-Së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch