Home » Lajme, LR-PDSH » LR-PDSH uron besimtarët e besimit Islam muajin e shenjtë të Ramazanit

LR-PDSH uron besimtarët e besimit Islam muajin e shenjtë të Ramazanit

Të nderuar besimtarë,
Vëllezër e motra,

Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të Lëvizjes për Reforma, t’ju drejtohemi me urimet dhe përgëzimet më të mira duke ju dëshiruar, shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit.
Muaji ku na bashkojnë edhe më tepër, ibadetet e namazet, syfyri e iftari, zeqati e sadakaja, solidariteti e bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë, thërret që të jemi edhe më afër Zotit, më tolerant, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisin e shoqërinë. Zaten ky është edhe mesazhi i Ramazanit.
Le të na shërbej muaji i Ramazanit si shansi më i mirë për të zgjatur duart tona kah skamnorët, jetimët, të gjithë atyre që kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë.
Të forcojmë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur dhe për ti bërë të tjerët të lumtur. 
Ndaj lypset nga ne të gjithë që me punën tonë të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë më të dinjitetshme, për të gjithë ata që jetojnë dhe e duan këtë vend ku i Madhi Zot na ka krijuar.
Edhe njëherë, ju shprehim urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për muajin e Ramazanit, duke e lutur Allahun që të na pranoi agjërimin, namazin, sadakan dhe adhurimet tona.
Amin!

Lëvizjes për Reforma

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch