Home » Lajme, Rajonale, Vendore » LSI: Dacic, mos i provoko shqiptarët e Luginës së Preshevës

LSI: Dacic, mos i provoko shqiptarët e Luginës së Preshevës

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ka reaguar sot duke i cilësuar provokuese për shqiptarët deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic. Gjosha i është referuar deklaratës ku Dacic kërkon heqjen e monumentit të Preshevës.

“I cilësojmë qëndrimet e fundit të Kryeministrit Dacic si provokime të hapura ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat nuk janë aspak në linjë me frymën demokratike të Bashkimit Evropian dhe si tërësisht të panevojshme në kontekstin konstruktiv historik ku ndodhet sot rajoni i Ballkanit Perëndimor. Konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtat e tyre të pakontestueshme që lidhen me lirinë e shprehjes, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit, kulturës, gjuhës dhe vlerave të tyre kombëtare e historike, ashtu siç sanksionohen edhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, dhe shprehim bindjen se ushtrimi i këtyre të drejtave nuk cënon aspak integritetin territorial të Serbisë. Kërcënimi për kufizimin e këtyre të drejtave është një sinjal negativ për integrimin evropian të Serbisë, ndërkohë që kushtëzimi i vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me heqjen e monumentit në Preshevë, nuk i shërben aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, tha ajo përmes një komunikate për shtyp.Në reagimin e saj Gjosha shprehet se “i bëjmë thirrje Kryeministrit Dacic për tërheqje nga deklarata të tilla provokuese, dhe inkurajojmë përfaqësuesit e zgjedhur të faktorit shqiptar në Serbi të reagojnë me përgjegjshmëri dhe pjekuri demokratike ndaj çdo lloj kërcënimi, duke shpresuar njëkohësisht se qetësimi i situatës do t’i shërbente avancimit të agjendës evropiane të të gjithë rajonit”./H.H/

One Response

  1. jetmir ahmetaj thotë:

    Sot ne shqiptaret e lugines se presheves duhet te ngrihemi dhe mos ta pranojm me qe te dretat tona te na shkelen dhe te na mohoen te drejtat tona qe shkijet naj I kan hequr. Sot ka arshe dita qe dikushe me I dale per zote vatanit me I rroke armet ashtu siq I rroken stergjysherit tane para njeqind viteve ne 1912 . Ashtu siq I rroken armet gjyshrit tan me ne 1945. Ashtu siq I rroken armet baballaret tone me 1999-2002 te Coleridge shumica prej turrets Jan bere martir te liris por pa arritur qe amanetin e te parve me e qi ne vend . Por ne sot duhet te bashkohemi ti mbledhim forcat e ti zhdukemi nga trojet tona serbo – sllavt e maqedono- bullgart e malazest e greket e ta bejm nane shqipnine te madhe si ne kohen e iliris . Sllavet ti kthejn prap ne karpate te rusis . greket ne kostandinopoj ne kufi te azis e ne shqiptaret te qendrojm ne toke te ilirise ne troje tona etnike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch