Home » Opinione, Shoqëria Civile » “LUAJE MACE, KRYET E BUALLIT!”

“LUAJE MACE, KRYET E BUALLIT!”

kush-e-ka-fajinDrejtorati për Shërbime Publike dhe Veprimtari Shoqërore, i Komunës së Bujanocit, ka bërë publike rezultatin e konkursit të dytë, të ndarjes së buxhetit të destinuara për informim publik.

Në konkursin publik janë paraqitur 11 aplikacione, prej të cilave 10 kanë përfituar grante.

Shuma e përgjithshme e ndarjes së buxhetit komunal, për konkursin e dytë, ka qenë 2 milion e 100 mije din.

Se si është ndarë kulaçi buxhetor për mediet lokale, nuk është marrë për bazë kriteriumi, cilësia, por afërsia e medieve me pushtetin lokal, veçmas në kohën kur po afrohen zgjedhjet e reja.

Mbi gjysma e buxhetit të paraparë për mediet shkon për TV “Spektri”, 830 mijë din, pastaj portalet: www.bujanoci.net, 200 mijë din e www.titulli.com, 200 mijë din.

Ndërsa për mediumet tjera mezi arrin shuma të kërcej 100 mijë din, e më shumë pësoi në këtë drejtim Revista “Jehona”, së cilës iu ndanë vetëm 50 mijë din, aq sa i heq shpenzimet një numër i botimit të saj.

Mediumet serbe nga shuma e përgjithshme morën 530 mijë din, duke u refuzuar mediumet tjera jashtë Komunës së Bujanocit, të cilat dikur gëzonin ndihmën nga kjo komunë.

Pushteti lokal në Bujanoc, ndanë mjete të pakta për zhvillimin dhe afirmimin e medieve, një nga sferat më të rëndësishme të shoqërisë sonë. Por edhe kur i ndanë këto mjete, ia mbanë anën medieve, të cilat i shkojnë për lale.

Dikur nuk ishte kështu. Mediet ishin të radhitura në bashkëfinancim nga buxheti komunal, kurse nga 2012-ta, me ardhjen në pushtet të Koalicionit të shpifur multi-kulti, mediet ndihmohen me projekte të kurdisura nga shtëpia e verdhë pushtetare!

Shoqëria Civile “Perspektiva:”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch