Home » Lajme, Vendore » Lubishta nderon Dëshmorët – MULLA ARIF “ TËRNOCI “ DHE MASAKRA E LUBISHTËS MË 1912

Lubishta nderon Dëshmorët – MULLA ARIF “ TËRNOCI “ DHE MASAKRA E LUBISHTËS MË 1912

Me iniciativen Shoqatës Humanitare “Lubishta” , është ngritur një lapidar për  t’i kujtuar viktimat e vitit 1912/1913 dhe për të dëshmuar te gjeneratat e ardhshme për gjenocidin serb të ushtruar, aso kohe, kundër shqiptarëve liridashës.

Më 24.11.2012 në Shtëpinë e Kulturës  „Gursel e Bajram Sylejmani“ në Viti, me rastin e 100 vjetorit të masakrës në Lubishtë të vitit (1912/1913 ), është organizu Akademia përkujtimore, si dhe u  bë zbulimi i Lapidarit në mes të fshatit Lubisht dhe Podgorc.

Me rastin e zbulimit të lapidarit,  ishte i ftuar  edhe Eshtrefi nipi i Mulla  Arifit me familje i cili ka tre djemtë dhe një vajzë: Arifin, Fatimen, Fikretin dhe Farukun i cili jeton në  Shkup.

Gjatë masakres së Lubishtes, Mulla Arifi me dy djemtë: Eshrefin 17 vjeçar, Bahriun 14/15 vjeç dhe nipin Isufin 30 vjeç, së bashku me fshatarët e tjerë u masakruan në fshatin Lubishtë, në vitin 1912. Para se të ndodhte masakra Mulla Arifi, u detyrua dhunshëm t’ua këndoj tallkimin për së gjalli vetvetës, familjes  si dhe  bashkëfshatarëve të tij.

Djali i vetëm i cili i shpëtoi masakrës së Lubishtës ishte  Sulejmani, meqë ishte vetëm 6 muajsh i vogël. Për të mos u shua familja Arifi, kushëriri Nevzadi, e merr Sylejmanin e vogël dhe e rrit si djalë të vetin.

Stërnipi  i Mulla Arifit, Faruk Nevzadi,  në emër të familjes, i  përgëzoi qytetarët e Lubishtës  për  ftesën që ia kishin bërë  dhe për ngritjen e këtij monumenti, ku  gjeneratat  e reja kurrë  nuk do t’i  harrojnë dëshmorët e kombit

 

“Bashkfshatarë të nderuar të fshatit Lubishtë. Ju përgëzoj për punën e shkëlqyer që jeni duke e bërë në lidhje me ngritjen e përmendores për të përkujtuar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë që u masakruan pamëshirshëm nga hordhitë sllave. Unë jam stërnip i Hoxhës Mulla Arifit. Edhe pse rrënjët tona janë nga Ternoci i Madh, Komuna e Bujanocit, neve më shumë respekt dhe krenari e mirpresim këtë akt njerëzor tuajin dhe Lubishtën e çmojmë si vendlindjen tonë dhe me admirim flasim për fshatin, vend ku u flijuam së bashku dhe të cilit i dëshirojmë ngritje sa më të shpejtë në çdo lëmi. Ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë shumë sukses, tha mes tjerash z. Nevzadi.

 

Zbulimi i lapidarit në Lubishtë është bërë në prag të festave të nëntorit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në të cilin manifestim merrrnin pjesë qytetarë nga rrethe të ndryshme të Komunës së Vitisë.

Agjencia e lajmeve Tërnocipress, per her të parë ka arrit  të kontaktoj me familjen e Mulla Arifit si dhe ta njoftoj opinionin për këtë familje e cila e ka origjinën nga Tërnoci, edhe pse nuk e njohin familjen më të afërt  e as nuk kanë qenë kurrë  në Tërnoc. Ata e din se  janë nga tërnoci, mburren me emrin e Tërnocit  dhe jetojnë me dashurinë dhe mallin që kanë për Tërnoc.

 

Në vazhdim po e japim një histori sa të dhimbshme aq edhe krenare të familjes së Mulla Arifi me origjinë nga Tërnoci.

Masakra e Lubishtës

Mulla Arifi, me origjinë nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit,  në periudhën mes viteve1871- 1874-75, pas mbarimit të studimeve në Damaskë të Sirisë, me dekretin e Muftijës të Kazasë të Gjilanit është dërguar në Lubishtë të Vitisë, duke kryer misionin e imamit edhe nëpër vendbanime të tjera.
Mulla Arifi, është djali më i vogël i familjes së Limanit të Rexhës, nga Tërnoci i Madh. Medresenë e ka mbaruar në Tërnoc, ndërsa fakultetin në Siri, gjatë viteve 1871-1874-75. Kjo familje i takon Mëhallës së Terzive.
Në fshatin Lubishtë, Mulla Arifi, ka ardhur për të jetuar bashkë me motrën Baftijen, vëllain e madh Mahmutin, i cili ka qenë edhe Çuash mbreti 25 vjet me radhë, në atë kohë, me djalin e tij Isufin, që kishte të mbaruar shkollën e medresesë po ashtu në Tërnoc.
Mulla Arifi, është martuar në Lubishtë, me zonjën Sala, me të cilën krijoi familje, katër fëmijë: Feriden, Eshrefin, Bahriun dhe Sylejmani.
Mulla Arifi, për shkak aktivitetit të tij, ishte në sy për të keq nga policia serbe. Ai, gjatë luftës kundër turqve, kishte pas thënë: “Okupues, për okupues lene turkun se ju nuk e dini se çka është serbi (për arsye se fshati Tërnoc gjithnjë kishte pasur probleme me çetnikët serbë, por të bëhemi gati ta çlirojmë vendin tonë vet”.
Sipas rrëfimeve të pleqve, në fakt gruas së Nevzadit (djali i Mahmutit), të parët e Mulla Arifit: Saba dhe Beka, të cilët aso kohe vendosën të shkojnë për në Turqi, gjatë viteve 1918-20-22, kthehen për ta marrë djalin e Mulla Arifi, i cili i shpëtoi masakrës së Lubishtës, meqë ishte vetëm 6 muajsh i vogël. Për të mos u shua familja Arifi, kushëriri Nevzadi, e merr Sylejmanin e vogël dhe e rrit si djalë të vetin.

Sylejmani, djali i Mulla Arifit, pat një jetë shumë të vështirë, shkaku se nuk ka qenë vendas në katund. Ai, ishte martuar me një vajzë nga fshati Tanushë, me të cilën pati 4 fëmijë: Feriden, Tahiren, Hazbinë, Eshrefin. Sylejmanit, fatkeqësisht i vdes gruaja, por mbas 5-6 viteve martohet sërish, për së dyti, me të cilën e ka pasur një vajzë me emrin Drita. Edhe gruaja e dytë i vdes Sylejmanit.

Mbesat dhe nipërit e Mulla Arifit, janë akoma gjallë.

 

Pas gjitha këtyre vështirësive familja e Mulla Arifit dhe Çuash Mahmutit, pas masakrës së Lubishtës, në vitin 1966 vendosën të bashkohen dhe të jetojnë së bashku në Shkup, por fati qe prapë ata të shpërndahen.
Nipi i Mulla Arifit, Eshrefi jeton në Shkup,  ka tre djemtë dhe një vajzë: Arifin, Fatimen, Fikretin dhe Farukun. Ai, ka punuar për shkollimin e fëmijëve dhe ja ka arritur qëllimin e vet, të gjithë janë të shkolluar dhe punojnë, duke kaluar një jetë normale.

Nga Tërnocipress

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch