Home » Histori, Lajme » Luftёrat e kujtesёs

Luftёrat e kujtesёs

Nga dr. Islam LAUKA

        Sot mora pjesё nё promovimin e librit tё studiuesit Rrustem Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999”. Kjo veprimtari u zhvillua nё sallёn e Kuvendit Komunal tё Pejёs. Nё fjalёn time tё rastit, veҫ tё tjerash, theksova edhe kёto:
            Libri prej 3 vёllimesh, me mbi 2000 faqe, i studiuesit Rrustem Berisha ёshtё njё thirrje pёr tё kujtuar tё kaluarёn tonё, sa tё lavdishme, aq edhe tё dhimbshme. E kaluara qё trajtohet nё kёtё libёr pёrfshin njё periudhё, relativisht tё gjatё, rreth 200 vjeҫare.
            Nё epokёn tonё, historia ёshtё kthyer nё njё fushё betejё midis sё vёrtetёs dhe gёnjeshtrёs, midis faktit dhe trillimit. Nё kёto kushte, sot ka filluar tё fitojё tё drejtёn e “qytetarisё” termi “e kaluara e paparashikuar”, e nxitur nga ideja qё “kush kontrollon tё shkuarёn, kontrollon tё sotmen dhe tё ardhmen”.
            Edhe kujtesa po trajtohet si njё dukuri e lidhur ngushtё me detyra politike. Ndёrsa, revizionimi i historisё po vlerёsohet si njё instrument efikas pёr arritjen e qёllimeve politike.
Kёtё vit, do tё pёrkujtohet 75 vjetori i Luftёs sё Dytё Botёrore. Rusia, me kohё, ka filluar tё merret me revizionimin e historisё sё L.II.B. Besoj, tё gjithё keni dёgjuar pёr Paktin Molotov-Ribentrop” tё vitit 1939, lidhur me ndarjen e sferave tё ndikimit nё Europё, midis Bashkimit Sovjetik tё Stalinit dhe Gjermanisё sё Hitlerit. Nё kohёn e Gorbaҫovit, ky Pakt u denoncua nga Sovjeti Suprem. Edhe Putini, nё vitin 2009, e pati kritikuar atё. Pёrkundrazi, sot, nёnshkrimi i kёtij akti cilёsohet si veprim i drejtё dhe i domosdoshёm i Moskёs. Pushtimi i Polonisё, i vendeve tё Balltikut dhe Finlandёs, nё bazё tё atij dokumenti, konsiderohet si ҫlirim i tyre. Po tё zbresim nё terrenin tonё, nё Ballkan, revizionimi mё agresiv i historisё po bёhet nga Beogradi zyrtar. Me 9 shtator 2018, gjatё vizitёs sё tij nё Mitrovicёn e Veriut, Presidenti serb Aleksandёr Vuҫiҫi, e quajti kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviҫin, “njё udhёheqёs tё madh qё kishte qёllimet mё tё mira”. Ndёrsa, nё dhjetor tё vitit tё kaluar, ai mohoi masakrёn e Reҫakut, duke e konsideruar atё njё sajesё tё shqiptarёve dhe amerikanёve.           Keto deklarime nuk janё gjё tjetёr, veҫ pjesё ё luftёrёave tё kujtesёs qё bёn Serbia kundёr shqiptarёve me qёllime tё caktuara politike: heqjen e pёrgjegjёsisё pёr krimet e kryera sistematikisht nё Kosovё, shfajёsimin e regjimit tё Millosheviҫit dhe demonizimin e shqiptarёve nё sytё e opinionit ndёrkombёtar.            Vepra e studiuesit Rrustem Berisha, “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999” pёrbёn njё kontribut tё shquar pёr kundёrvёnien tonё ndaj luftёrave tё kujtesёs tё Serbisё dhe aleate sё saj historike, Rusisё.

              Qё kundёrvёnia dhe pёrballimi i kёtyre luftёrave tё jetё sa mё i suksesshёm, ёshtё e nevojshme qё vepra tё tilla t’i bёjmё tё flasin edhe nё gjuhё tё huaja.7

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch