Home » Lajme » Lufta e Kumanovës, betejë e shërbimeve sekrete

Lufta e Kumanovës, betejë e shërbimeve sekrete

Policia maqedonase-2Ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë sjellë një mori zhvillimesh, duke pasur edhe të vrarë e të plagosur në këtë zonë. Deri më tani është raportuar 22 të vdekur. Analistët çështjen e Kumanovës e kanë cilësuar si një tërheqje të vëmendjes të opinionit ndaj skandaleve të fundit të Qeverisë së Gruevskit.

Sipas tyre ngjarjet në Maqedoni janë tipike inskenues me qëllim të humbjes së të vërtetës.

Ata thonë për Zeri.info se Qeveria u hodh në aksion sapo kuptoi se opozita është e bashkuar dhe me qëllim të zhvlerësimit të aleancave qytetare.

Islami: Qeveria e Gruevskit po tërheq vëmendjen e opinionit    

Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami për “Zërin” ka thënë se ngjarjet janë duke ndodhur për shkak të Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Islami thotë se marrëveshja e Ohrit nuk po respektohen duke mos i realizuar ato.

Gjithashtu Islami thotë se të dhënat e nxjerra nga opozita e kanë bërë që Gruevci të zhvilloj aksionet e tilla.

” Lufta në vitin 2001 në Maqedoni ishte si një nevojë e domosdoshme për shkak të pozitës së  shqiptarëve atje, dhe si rrjedhojë e saj u arrit marrëveshja e Ohrit, për të cilën tash nuk ka reflektim dhe respektim të saj. Këto gjera nuk kanë reflektuar pozitivisht. Kjo është për shkak të Nikolla Gruevcit i cili është në koalicion me Shqiptarët e Maqedonisë.

Bombat e opozitës, së Zaevit e kanë shfaqë në pah shumë shantazhe, vrasje, korrupsion etj dhe si rrjedhojë e këtyre të vërtetave, rasteve të fundit ka bërë që Qeveria e Maqedonisë të merr një aksion, në mënyrë të largohet vëmendja e opinionit me këto aksione të tilla” ka thënë Islami.

Ndër të tjera Islami ka thënë se Qeveria po keqpërdorë pozitën e shqiptarëve në pjesë të caktuar. Sipas tij përkundër faktit të gjendjes së rëndë të shqiptarëve, një konflikt i tillë nuk do të ishte i duhur.

” Ky konflikt i izoluar është si rezultat i kësaj Qeverie të cilët e kanë planifikuar, dhe keqpërdor pozitën e shqiptarëve në një pjesë të caktuara. Ai po mundohet të tërheq vëmendjen e opinionit duke zhvilluar aksione të tilla.

Gjendja e rëndë e shqiptarëve ka bërë që me një shkëndijë sa do të vogël të ndizet konflikti. Shqiptarët e Maqedonisë kanë shumë arsye për të protestuar dhe kërkuar të drejtat e tyre, mirëpo një konflikt i tillë nuk do t’u duhej” është shprehur Islami duke shtuar se nuk mund të ketë eskalim tjetër të situatës.

Matoshi: Qeveria e Shkupit buzë greminës

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi ka thënë se konflikti në Kumanovë është betejë e shërbimeve sekrete pan-ballkanike. Ai thotë se janë dy objektiva themelore në zbërthimin e saj, ka thënë Matoshi për Zëri.info.

“Lufta” e Kumanovës mendoj se është një betejë e shërbimeve sekrete pan-ballkanike por nën ombrellën e falangave Maqedono- Kosovare, ndonëse kumtesa e grupacionit që veten po e quan UÇK po thotë se është hakmarrje për vrasjen e dy bashkëluftëtarëve në Radushë, mendoj se mësyn realizimin e dy objektivave themelore: 1. Për ta ndihmuar mbijetesën e Qeverise së klerofashistit Gruevski në koalicion me nacional romantikun Ahmeti, duke i ndërsyer nacionalistët Maqedonë -sllavë kundër fqinjëve shqiptarë të cilët kinse po e rrezikojnë shtetin dhe duke i mobilizuar maqedonët rreth armikut imagjinar shqiptar; dhe 2. Për ta hequr nga rendi i ditës dhe për ta neglizhuar votimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës” ka thënë Matoshi.

Sipas Matoshit Qeveria e Gruevskit po mundohet ta zhvlerësojë aleancën qytetare të opozitës duke ndërmarrë aksione dëmtuese.

“ Natyrisht nga Qeveria e Shkupit e cila, ishte buzë greminës, pra sapo Gruevski e hetoi bashkimin e opozitës, pa dallim etnie, ai u hodh në aksion, për t’i zhvlerësuar këto aleanca qytetare, e për këtë gjeti partner edhe në Kosovë, por edhe në Serbi e më gjerë…

Mendoj se konflikti nuk do të zgjerohet edhe pse këtë do ta dëshironin posaçërisht rusët, serbët dhe grekët, ndërsa Gruevski e Ahmeti, po edhe disa shqiptarë të tjerë naiv po punojnë në favor të te parëve” është shprehur Matoshi./Zeri/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress