Home » Lajme, Opinione » Lufta e pansllavizmit rus ndaj influencës euro-atlantike dhe shqiptarët në Ballkan

Lufta e pansllavizmit rus ndaj influencës euro-atlantike dhe shqiptarët në Ballkan

Shkruan: Nehat Hyseni

Dita e enjte e 27 prillit 2017 do të mbahet në mend gjatë kohë në kujtesën e shqiptarve të Maqedonisë për dhunën e tmerrëshme të huliganëve dhe  kriminelëve sllavomaqedonë, të ushtruar në Parlament.

Menjëherë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, si kryetar të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, u sulmuan deputetët e kuvendit në mënyrë brutale, duke ua rrezikuar jetën seriozisht dhe duke u shkaktuar lënde të rënda trupore.

Më së shumti e pësuan disa deputetë të  LSDM-së, në krye me liderin e saj Zoran Zaev, si dhe deputeti shqiptar, kreu i LRPDSH, Zijadin Sela,  të cilët u gjakosën dhe iu rrezikua jeta nga këta kriminelë.

Një pjesë e policisë lejuan kriminelët që të hyjnë brenda parlamentit të Maqedonisë, që e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, i cili theksoi se, “një pjesë e stafit policor nuk e kanë kryer punën si duhet”.

Në vend  që të respektojnë ligjet dhe t’i kryejnë detyrat e tyre, policët kanë vepruar nën urdhrat e udhëheqësve politikë të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit dhe presidentit Ivanov, që janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Rusisë së diktatorit Putin dhe të pasuesve të Sheshelit, në krye me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Yryshi ruso-serbo-sllavomaqedonas

Yryshi ruso-serbo-sllavomaqedonas ndaj Parlamentit të Maqedonisë ishte një lloj reprize e puçit ruso-serb kundër fitores së Gjukanoviqit në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që është i njohur për orientimin e tij proeuropian e proamerikan.

Pra, lufta midis pansllavizmit rus dhe influencës euro-atlantike  e amerikane në Ballkan është duke u zhvilluar aktualisht me intensitet të lartë dhe shumë të ashpër në Ballkan.

Prania e madhe evropiane dhe amerikane në Maqedoni dhe Mal të Zi, si dhe në Kosovë, është faktor dominues dhe garancë që situata të mos eskaloj në shkallë të gjerë.

Qëndrimi i pabesë i Lëvizjes “Besa”

Qëndrimi i Lëvizjes “Besa” karshi zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, dëshmon se në tentimin për destabilizim të Maqedonisë kanë dorë edhe diktatorët nga vendet e lindjes.

Kjo Lëvizje hapur doli e pa besë karshi institucioneve demokratike  dhe interesave të Shqiptarve të Maqedonisë!

Ky ishte një “test politik”, real praktik për të parë pozicionimin e gjithësecilit në politikë: se kush është për të mbrojtur e kush jo të interesave dhe ekzistencën e popullatës së atjeshme shqiptare.

Ky “testim”, pra, dëshmoi qartë se Lëvizja “Besa” u rrjeshtua në mënyrë eksplicite në kampusin sllavomaqedon, prorus të VMRO-DPMNE-së, dhe kundër partive politike të shqiptarve, duke mos e votuar kandidatin shqiptar Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, si dhe simpatia dhe kujdesi i huliganëve dhe kriminelëve fashistë, të cilët nuk i sulmuan ata, madje dhe i mbrojtën sikur të ishin “të shenjtë”, madje  i mbrojtën edhe më mirë se deputetët pro-rus, sllavomaqedonas të VMRO-DPMNE-së?!

Pra, “ra kjo dekë e u pa “se Bilall Kasami dhe Lëvizja “Besa” janë argat të devotshëm të pansllavizmit dhe paraqesin element tradhëtie ndaj kauzës euro-atlantike të shqiptarve në Ballkan.

Realisht, Lëvizja “Besa”, pra, paraqet “kali të Trojës” brenda kampusit të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Simotra e “Besës” – APN në Luginë të Preshevës

Ashtu si simotra e saj Lëvizja “Besa” e Kasam Bilallit në Maqedoni, është APN e Shqiprim Arifit në Luginë të Preshevës, që u deklarua dhe u angazhua publikisht kundër Referendumit të shqiptarve “për autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”; nuk e përfilli fare Lapidarin e UÇPMB-së; nuk e uroi kreun shtetëror e politik të Shqipërisë për Festën e Flamurit; nuk e uroi kreun shtetëror e politik të Kosovës për Ditën e Pavarësisë; lavdëroi publikisht Serbinë para opinionit europian “për ndihmat dhe mbështetjen ndaj shqiptarve”, duke i kritikuar partitë politike shqiptare dhe duke i fajësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, si “fajtorë për gjendjen e vështirë dhe ngecjen ekonomike” dhe për gjendjen e mjerueshme në të cilën aktualisht gjenden shqiptarët në Luginën e Preshevës, etj.!

Për këtë arsye, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh hodhi helëm e vrerë kundër kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kundër ish kryeministrit Ramush Haradinajt dhe në veçanti kundër PVD-së dhe Riza Halimit dhe partive e liderëve të tjerë politik të shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Por, Vuçiqi e lavdëroi dhe “e ngriti në qiell” Shqiprim Arifin dhe partinë e tij APN, duke i lavdëruar e duke i quajtur si “shqiptarë të mirë”?!

Mjerisht, është e qartë katërcipërisht se në Maqedoni Lëvizja “Besa” e Kasam Bilallit dhe në Luginë të Preshevës APN e Shqiprim Arifit janë radhitur në shërbim të devotshëm dhe argatllëk të pansllavizmit ruso-serbo sllavomaqedonase dhe kundër interesave dhe pranisë euro-atlantike dhe kundër interesave gjeostrategjike e gjeopolitike të shqiptarve në Ballkan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch