Home » Lajme » Lufta për legjitimitet ndërmjet Këshillit Nacional Shqiptarë dhe Këshillit Nacional Serb

Lufta për legjitimitet ndërmjet Këshillit Nacional Shqiptarë dhe Këshillit Nacional Serb

Dje, Tri parti serbe, “Këshilli për të drejtat e njeriut”, “Lëvizja për komunën e Bujanocit”, dhe “Klubi i bujanocasve që jetojnë në Serbi” në sallën e Shtëpisë së kulturës, kanë themeluar  “Këshilli Nacional Serb”.
Sipas përfaqësuesit të “Lëvizjes për Bujanoc”, Tomislav Stojanoviq, “Këshill Nacional Serb” në gjirin e vetë do të ketë 41 delegatë dhe do ta përbëjë qeverinë komunale të Bujanocit në hije…Qëllim i kësaj udhëheqje komunale në hije do të jetë realizimi i kërkesës së peticionit për të ndarë Bujanocin në pjesë kadastrale, në pjesën ku jetojnë serbët, dhe pjesën ku jetojnë shqiptarët”, Madje, sipas ideve të tij, “Komuna e Bujanocit në mënyrë demografike është e ndarë në dy rajone, atë ku jetojnë serbët dhe pjesën ku jetojnë shqiptarët” dhe, sipas tij, secila bashkësi duhet të administrohet nga përfaqësuesit e saj. Sipas fjalëve të tij, nëse Bujanoci si komunë, për shkak të numrit të vogël të banorëve, nuk mund të ketë status të qytetit, atëherë duhet të rishikohet mundësia që Bujanoci t’i bashkëngjitet komunës së Vrajës, në kuadër të së cilës edhe serbët edhe shqiptarët mund të kenë komunën e tyre.

Pason lufta në mes dy Këshillave jo legjitim për të fituar legjitimitet  nga Serbia, njeri është themeluar nga disa parti  dhe organizata serbe ndërsa tjetri nga disa klane brenda partive politike shqiptare të cilët e udhëheqin pushtetin lokal në Bujanoc.

Nga TërnociPRESS

Leider machen sich einige auftraggeber Blick auf diese Webseite aber nicht die mhe und geben die von einem ghostwriter verfasste vorlage unter ihrem eigenen namen ab

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch