Home » Lajme, Opinione » Luftëtarët e huaj terrorist në Republikë të Kosovës do duhej të ndjekeshin penalisht për Tradhëti para se gjithash!

Luftëtarët e huaj terrorist në Republikë të Kosovës do duhej të ndjekeshin penalisht për Tradhëti para se gjithash!

Republika e Kosovës përballet me  dukurinë  e  terrorizmit islamik, që  nga   vitet 1990/1992,  kur  shërbimet  sekrete  serbe, intensifikuan  përpjekjet  për etiketim të  Shqipëtarëve si “ekstremist islamik, e pastaj edhe si terrorist islamik”!  Dërgimi  i të rinjëve  Shqipëtar, për  të kryer  shkolla teologjike  salafiste, në vendet  arabe, ishte  i dirigjuar  nga  Serbia. Teologjia salafiste në thelb është  produkt  i shërbimeve   agjenturore  ruse,  për t’iu  kundërvënë  ndikimit  Euro-Amerikan në  vendet  arabe. Dukuria e terrorizmit islamik, e  lidhur ngusht  me  Serbinë (sidomos shërbimet agjenturore të saj), vazhdoi edhe pas Çlirimit të Kosovës. Për fat të keq, edhe sot, jemi të paaftë institucionalisht dhe  personalisht, që të çlirohemi nga robëria  fetare, që  na solli Perandoria Osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit( sllavët dhe grekët).

Falë hoxhallarëve, të cilët  në vitet 1990/1992, u shkolluan  në universitetet  teologjike islamiko-salafiste,  sot në  Republikë të Kosovës, flasim për  disa qindra të rinjë të shkuar në  Siri, Irak, Afganistan ( rreth 403)[1]që 74  u vranë,[2] disa qindra familje ( me gra e fëmijë),  e  disa  qindra të tjerë u arrestuan, u gjykuan dhe  u dënuan e  ca u “amnestuan” nga drejtësia e Kosovës! Statistikat kanë argumentuar që 81% të terroristëve islamik të ISIS-it, janë  indoktrinuar dhe dërguar nga  hoxhallarët![3]Deri në  vitin 2017, 133 ishin kthy në Kosovë, ndërsa 199  kishin mbetur në zonat  e luftës terroriste,[4] e që tashmë  edhe  110 u rikthyen! Deri në 2017, llogariteshin rreth 40 fëmijë që ishin marr nga familjet e tyre për në Siri! Ballkani dha për ISIS, 875 terrorist,  e për më keq,  800 prej tyre  janë  nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja![5]Sipas përqindjes së përgjithshme të popullësisë, Kosova prinë me terrorist  islamik në  kuadër të Europës, para saj në nivel  botëror radhitet Tunisia, Maldivet,  Jordani dhe  Libani![6] Në Trojet Shqipëtare, situata  është shumë më e  rënduar  tek Shqipëtarët  në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut! Kosova dha 128.9 terrorist islamik për 1 milion banorë, derisa  Bosnja  dha  86.8 terrorist  islamik për 1 milion banorë, kurse Maqedonia e Veriut dha 69.5 terrorist islamik për 1 milion  banorë, ndërsa  Mali i zi dha  50 terrorist islamik për 1 milion banorë, ndërsa Belgjika  dha 42.0  terrorist islamik për 1 milion banorë!

Gjatë  vitit 2016, vlerësohej  se   mes 3900-4300 qytetarë  të  shteteve të BE-së, ishin  bërë  luftëtarë  të huaj terrorist  të ISIS-it, shumica  nga  Britania, Franca, Gjermania dhe Belgjika, e  që 30 % e tyre  tashmë  janë  kthyer  në këto vende.[7]

 Duke marr në  konsideratë  zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe sigurinë  në vendet e BE-së dhe  krahasuar  me Republikën e  Kosovës,   qartazi  kuptohet  që kapacitetet e kësaj të fundit  janë  tepër  të  vogëla  për ta absorbu kthimin e luftëtarëve të huaj terrorist.

Tradhëtia e luftëtarëve të huaj terrorist,  është në shumë aspekte, ata  tradhëtuan shtetin, vendin, “kombin”( disa që  vetëquhen Shqipëtar).

Duke krahasuar me Kodet Penale të shumicës së vendeve të botës, shohim që   Republika e Kosovës,  ka  definim tepër të ngushtë të veprës  penale të  tradhëtisë. Derisa  shumica e  vendeve  tjera,  tradhëtinë  ndaj vendit, kombit etj,  e kanë tejet  më të  detajuar. Kodi Penal i Republikës së Kosovës,  e specifikon se tradhëti mund të  bëjë  vetëm  presidenti i Republikës së Kosovës, e  askush tjetër.[8]

Shumica e  legjislacioneve  penale të vendeve  tjera përfshijnë edhe:

  • Australia,përfshinë edhe: rrezikimin për luftë a veprimet përgatitore që nxisin luftë kundër Komonveltit; angazhimi i çfardoshëm me qëllim për t’i ndihmu armikut; angazhimin  dhe  ndihmën  në çfardo mënyre   me qëllim që t’i ndihmoj një  vendi tjetër, ose një organizate tjetër, që të kryej  armiqësi kundër  Forcave  Mbrojtëse të Australisë; apo nxit një person të huaj që të kryej invazion… Derisa specifikon se personi nuk do jenë  përgjegjës për këto raste për tradhëti, nëse  i ka kryer  me  qëllim të pastër  humanitar.[9]Të  gjitha  vendet e  Komonveltit  e kanë  të ngjajshme  këtë rregullim,  pra edhe  Britania e Madhe, SHBA etj.
  • Brazili, përfshinë edhe krimin e  mosbesnikërisë  së  qytetarëve  ndaj  Republikës Federale të Brazilit.
  • Kanadaja, përshinë po ashtu edhe  si “tradhëti të lartë” kushdo që  kryen  edhe nxitje  të  luftës kundër Kanadasë, ose  ndimon  armikun në luftë  kundër  Kanadasë, ose   çdo  forcë të armatosur kundër Forcave  kanadeze.[10]
  • Franca, e  definon  në  nenet 411-1 deri 411-11, ku përfshihet edhe  dorëzimi i  turpave   të armatosura  francize,  të gjithë  ose të një pjesë  të  territorit,  fuqive të huaja a organizatave  të huaja  ose  organizatës nën kontroll të huaj ose agjentëve të tyre, duke përfshirë edhe   bashkëpunimin me  armikun, spijunazhin dhe të ngjajshme.[11] Ngjajshëm me  Francën e  ka të rregulluar  edhe Gjermania.[12]
  • Italia, përfshinë në Kodin e saj  penal edhe krimet  “përpjekjet kundër  tërësisë, pavarësisë dhe unitetit të shtetit( neni 241)”,  “armiqësitë kundër  shtetit të huaj  që  do sjellnin  shtetin  Italian në rrezik të luftës( neni 244)”, “ korruptimi i qytetarëve  nga të huajt kundër  interesave  kombëtare( neni 246)”  etj.

Komperativiteti na mundëson të  kuptojmë, që praktikisht  zbrastësia ligjore  që i përket inkriminimit të veprës  penale të tradhëtisë, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës  do duhej të  përfshinte  dhe të  adaptohej  sidomos  me  ligjet e  vendeve të BE-së, në të  cilën  aspirojmë.Referimi në  ndonjë  nen tjetër  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, qoftë  nenit 121( sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës) apo ndonjë  nen tjetër, nuk mund të  barazvlerësohet, siç nuk barazohet  as në  legjislacionet penale të  vendeve  të tjera.

Populli Shqipëtar i quan tradhëtar këta terrorist islamik, që dëmtojnë interesat e  Republikës së Kosovës dhe Shqipëtarëve  në tërësi edhe përkundër  moskonsekuencave  ligjore që do duhej t’i bartnin këta  kryes të veprës së tradhëtisë  ndaj vendit, kombit dhe shtetit!

Derisa institucionet  e  sigurisë dhe drejtësisë  dështuan plotësisht në parandalimin dhe luftimin e  terrorizmit  islamik, qartazi  shihet që  do dështohet edhe në riintegrimin, risocializimin, rikulturimin, riedukimin e  luftëtarëve të huaj terrorist, si qytetarë  të ndershëm, përgjegjshëm të  Republikës së Kosovës.

Luftëtarët e huaj terrorist nga Trojet Shqipëtare, u angazhuan në organizata terroriste  islamike( ISIS): e  cila  kërcënoi edhe Republikën e  Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; madje edhe zyrtarët e lartë  të  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; kërcnoi gjithë  qytetarët  Shqipëtar duke kryer  akte terroriste; kërcënoi  qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë  me akte terroriste  në festa; përgatitën akt terrorist  në  ndeshje  futbolli mes  Shqipërisë dhe Izraelit; krijimin e Shtetit Islamik në Ballkan; treguan  mosbesnikëri ndaj Republikës së Kosovës, Atdheut dhe Kombit Shqipëtar; duke ndihmuar organizatat  terroriste islamike, ndihmuan  kauzën e  Serbisë  kundër  Shqipëtarëve( sepse  Serbia  vazhdimisht  synon  që Shqipëtarët t’i  etiketoj  si terrorist islamik); synuan  dhënijen  e  territorit  të Republikës së Kosovës  për  Shtetin Islamik të Ballkanit; sulmet terroriste kundër forcave aleate të Republikës së Shqipërisë, cilësohen si sulme  drejtëpërdrejt kundër Forcave  të Armatosura Shqipëtare; pothuajse  të gjithë   luftëtarët  e huaj terrorist në  forma e mënyra të ndryshme kanë  marrur ndihma, mjete financiare etj nga vendet e huaja( kryesisht vendet arabe, organizatat islamike, Serbia, Turqia etj), për të propaganduar dhe  praktikuar islamin politik dhe veprimtarinë e tyre islamike për qëllime politike në dobi të  porositësit etj. Atëherë  çfarë vepra e veprime  kriminale të tjera  nevoiten  për ta akuzu dikë për  tradhëti!?

                Çfarë  elemente  më  shumë nevoitet  që të  ekzistojë  vepra  penale e  tradhëtisë, derisa shumica pothuajse absolute e  vendeve  tjera, të gjitha  këto  të sipërthëna  e  përkufizojnë  tradhëtinë  ndaj  vendit, kombit, shtetit!

Mirëpo edhe këtë herë, si radhat tjera,  kurrë në  histori,  as Republika e Shqipërisë e as e Kosovës, nuk ka ndjekur penalisht, nuk kanë  dënuar tradhëtarët që tradhëtuan  Vendin, Kombin, Shtetin!

Më:02.05.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1]https://www.state.gov/documents/organization/283100.pdf

[2] Po aty.

[3]https://www.un.org/en/counterterrorism/assets/img/Report_Final_20170727.pdf

[4] Po aty.

[5]http://soufangroup.com/wp-content/uploads/2015/12/TSG_ForeignFightersUpdate3.pdf

[6]https://www.kellogg.northwestern.edu/faculty/benmelech/html/BenmelechPapers/ISIS_April_13_2016_Effi_final.pdf

[7]https://www.irishtimes.com/news/world/europe/europe-confronts-problem-of-returning-isis-fighters-1.3799392

[8] Shih neni 124, të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

[9]http://www8.austlii.edu.au/cgi-bin/viewdoc/au/legis/cth/consol_act/cca1995115/sch1.html

[10]https://laws-lois.justice.gc.ca/eng/acts/C-46/page-7.html#h-13

[11]http://195.83.177.9/code/liste.phtml?lang=uk&c=33&r=3778

[12]http://www.iuscomp.org/gla/statutes/StGB.htm#BIii

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch