Home » Lajme, Vendore » Lugina do të mund të kërkonte asociacion të komunave

Lugina do të mund të kërkonte asociacion të komunave

Prishtinë, 28 shkurt – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mund ta ngrejë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Bruksel pa i identifikuar kërkesat e tyre lidershipi i shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Thjesht, Prishtina, nuk bën kërkesa në emër të tyre pa një artikulim paraprak nga Lugina.

Mirëpo, subjekte opozitare dhe njohës të rrethanave politike konsiderojnë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi është e prirë që të mashtrojë Luginën, duke bërë që qytetarët e saj vetëm të shpresojnë kot në avancimin e të drejtave të tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka arsyetuar të mërkurën mospërfshirjen e Luginës deri tash si temë e dialogut në Bruksel, duke thënë se iniciativa duhet të rrjedhë nga vetë Lugina.

Deri tash Lugina nuk është diskutuar në Bruksel./KOHA.net/

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore ) 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch