Home » Lajme, Vendore » Lugina e Preshevës DOLI NGA SHTYPI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Lugina e Preshevës DOLI NGA SHTYPI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Jehona-Ferid SelimiDoli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Pranvera shqiptare”, në të cilën përshkruhet fillimi i stinës së re plot bukuri dhe energji në natyrë dhe shoqëri.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj. Vizitat e diplomatëve, ambasadorëve, takimet e ndryshme të liderëve politikë dhe institucionalë, në nivel komunal dhe rajonal, do të mësoni më gjerësisht në këtë numër të ri të revistës “Jehona”.

 

Këtë numër të ri të revistës e bënë interesant intervista me dr. Ferid Selimi, doktorin e komunikimit masiv nga Presheva, pastaj portreti me Vehbi Hysenin, nga Nesalca, pedagog në pension, si dhe aktivitetet e BIPMB-së në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

 

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe jehonën e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, pastaj përvjetorët e Referendumit dhe fushatës Ajrore të NATO-s.

 

Ky numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu shkrime e reagime rreth plagjiaturës nga libri:  “Lugina e Preshevës mburojë e shqiptarisë”, të autorit Emrullah Lutfiu, pastaj për sfidat e shkollave shqipe të Hysen Veselit e tema të tjera.

 

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe përmes webfaqes: www,jehonapress.com edhe në diasporë.

 

Me “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm!

 

Redaksia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch