Home » Opinione » Lugina e Preshevës ka nevojë për liderë të rinjë, klasë të re politike dhe unitet të tyre

Lugina e Preshevës ka nevojë për liderë të rinjë, klasë të re politike dhe unitet të tyre

Kohëve të fundit në Luginë të Preshevës po ndodhin ngjarje politike, kulturore më të ndryshmetë. Edhepse jetojë, punojë dhe veprojë në Londër, mirëpo një shoku im nga Lugina më përcjell informata të bollshme prej atje dhe i përcjell të gjitha portalet e Luginës së Preshevës. Pra, them për vete se jam mirë i informuar për ngjarjet politike, kulturore, ekonomike, në përgjithësi shoqërore në Luginë të Preshevës.

Në kohën e socializmit kuadrotë shqiptare, shumica e tyre u patën renditur në Lidhjen komuniste, sepse pa qenë anëtarë i kësaj Partie nuk mund të ishe kadrovik, bile, bile edhe të punësohesh. Sikur që po ndodh me partinë në pushtet local, punën vetëm anëtarë e saj.Në mesin e këtij kuadri si gjithmone kishte edhe kuadro të shëndosha shqiptare, të cilat në mënyrën e vet kontribuan në mbarëvajtjen e progresit të Shqiptarëve, jo vetëm në Luginë, por edhe më gjërë.Pokishte edhe të atillë që bashkëpunonin edhe me dreqin në dëmë të interesave shqiptare.

Pas viteve 1990, me pluralizmin demokratik edhe Lugina e Preshevës u organizua dhe u formuan partitë politike. Deri në ato vite me Shqiptarët e Luginës së Preshevës qeverisnin herë Leskoci, herë Vranja, do të thotë një mbikqyrje politike. Me themelimin e partive politike shqiptare u ndërpre kjo politike e vjetër dhe ato u bënë zëdhënëse e artikuluar e interesave shqiptare në Luginë.

Në këtë drejtim Partia për Veprim Demokratik e shtrirë në tërë Luginën pati rol të veçantë në artikulimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës, sepse ajo me daljen e parë në zgjedhjet institucionale, kjo ishte politikë e saj institucionale, marshoi drejt internacionalizimit të çështjes shqiptare në Luginë.Poashtu edhe themelimi i Partisë Demokratike Shqiptare nga Shoqata dhe rolin e saj në pluralizmin demokratik, edhepse kjo parti u distancua nga politika institucionale, ndërsa më vonë u bë me ngulm pjesë e kësaj politike, të zgjedhur fillimisht nga Partia për Verpim Demokratik.

Për fillim ishte mirë që këto dy parti u pozicionuan kështu, sespe kërkesat ekstreme të Partisë Demokratike, mundësisht Partia për Veprim Demokratik do t’i realizonte nëpërmjet institucioneve shtetërore. Mirëpo, me kohë edhe Partia Demokratike, duke e parë interesin e saj për qeverisje locale, hyri në institucionet e Republikës së Serbisë. Edhepse herë herë në formë deklarative i kundërshtoi organet që u formuan në Luginë të Preshevës, thelbësisht ishte në to, kur ishte e interesit sidomos të qeverisjes locale dhe interesit të grupit të ngushtë brenda kësaj partie.

Një unitet i këtyre dy partive ishte më se i nevojshem, por që në mënyrë të ndershme të bashkëpunohej, që kërkesat e mëdha të Partisë Demokratike, PVD të mundohej në mënyrë institucionale t’i realizonte ato, aq sa lejonte pushteti serb.

Ky unitet u dëshmua vetëm gjatë realizimit të Referendumit të vitit 1992, edhepse edhe aty pati dallime në qasje. Derisa PDSH ishte për ribashkim me Kosovën, PVD kishte opcion tjetër, u arritë konsenzusi me fjalinë me të cilën u thirr popullata e Luginës për dallje në referendum.

Pas realizimit të Referendumit, edhe brenda partive pati dallime, filloi ndasia e këtyre dy partive për pushtet në Preshevë. Të them se edhe në zgjedhjet per deputet pati një unitet në mes të këtyre dy partive.

Po e them me plote të drejtë se Partia për Veprim demokratik, e cila kishte shtrirje në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa Partia Demokratike asnjëherë nuk arriti të shtrihet në tri komuna, pos tashti së fundi,me Partinë Demokratike të Nagip Arifit, gjatë veprimit të saj politk në vitet 1990-1999 udhëhoqi një politikë të shendoshë, reale, në favor të popullatës shqiptare të Luginës. PVD, asnjëherë nuk mori hapa të ngutshëm në dëm të interesave të shqiptarëve të Luginës. Por politika kadrovike e saj në Preshevë, Bujanoc nuk ishte e shëndoshë dhe përçau spektrin politik të kësaj partie. Nga gjiri i saj në Preshevë u larguan kuadrotë e afta politike dhe u inkuadruan ose themeluan parti të reja politike, ndërsa në Bujanoc u krijuan dy krahë të njohur për opinionin e Luginës, ai i Shaip Kamberit që ishte më i afërtë me Riza Halimin dhe ai i Nagip Arifit. Thuajse Shaip kamberi ishte produkt i Riza Halimit dhe përzierja e shumtë e këtij në punët e brendshme politike të degës së PVD-së në Bujanoc krijoi sikur alergji ndaj PVD-së të Riza Halimit dhe vet atij. Kështu PVD dhe Riza Halimi humbën në Bujanoc dhe në qeverisje locale në Bujanoc erdhi PD e Nagip Arifit.

Në Luginë të Preshevës filloi diskriminimi famëkeq në arsim. Kështu nga arsimi u përjashtun shumë kuadra arsimore në Preshevë. Lidhur me to dhe shkollat në Luginë, PVD pati qasje reale në krahasim me PDSH, e cila në atë kohë me ngulm kërkonte modelin e shkollimit në Kosovë si dhe të fillohet më protesta njëditore, javore, mujore, vjetore dhe në fund shkollat shqipe të përballen me mbylljen e plote të tyre e kalimin me shkolla në shtëpi. Mirëpo, këtu qe vigjilente PVD dhe nuk pranoi edhepse edhe njërës edhe tjetrës parti i dhimbte mbyllja e shkollës fillore në Bujanoc, diskriminimit, apartheidit arsimor.

PVD e Riza Halimit në këtë periudhe kohore pati mundësi të përvetësojë intelektualët e shumtë të Luginës me politikën e saj realiste dhe të shëndoshë ndaj problemeve të Shqiptarëve dhe ndaj zgjidhjes së çështjes së Shqiptarëve të Luginës. Por PVD në ecje të saj politike dështoi me largimin e shumë kuadrove të saja dhe mos përfilljen e kuadrove intelektuale dhe sot asaj i duhet një riorganizim i plotë i shëndoshë dhe kuadro të reja politike qe do ta bartin PVD-në përpara. Përndryshe ajo do të shkapërderdhet dhe do të bëhet parti opozitare sikur 12 vjetët e fundit.

Partia Demokratike e Ragmi Mustafës dijti që të mësojë në gabimet e PVD-së dhe mblodhi rreth vetes bile në Preshevë kuadro politike që bartën procesin politik të zgjedhjeve dhe i fituan këto. Faktorët që PVD-në e larguan nga qeverisja locale e sollën PDSH-në në qeverisje. PDSH dijti ta shfrytëzojë mosorganizimin e brendshëm të PVD-së, sikur kjo nuk ishte e interesuar për qeverisje locale, por vetëm për nivelin qendror, ku Riza Halimi fitoi për deputet. Lirisht mund të thuhet se i mori në qafë edhe partitë të tjera të afërta me te, edhepse UDSH përfitoi më së shumti këshilltarë, por nuk hyri në qeverisje locale.Poashtu PDSH shfrytëzoi tërë potencialin ekonomik dhe premtues: punësim e premtime të tjera infrastrukturore si dhe faktorin qendror të jashtëm. Për mua PDSH, kohëve të fundit udhëhoqi politikë populliste, duke udhëtuar kryetari i saj në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, më pak për Beograd, e solli Preshevën në izolim politik nga faktori I jashtëm, e kam fjalën për ambasadat e jashtme në Beograd dhe politikën qendrore të Beogradit, mirëpo sikur prap u shpërblye nga pushteti qendror.

Pas viteve 1990 të gjitha preferimet politke që vinin nga Tirana, sidomos nga Prishtina ishin që Bujanoci dhe Mevegja të mos lihen anash në organizimin politik. Këtu PVD e Riza Halimit ka rolin e vet dominues ndaj PDSH-së, e cila shtrirje kishte vetëm në Preshevë. Pati tentime për shtrirje, por nuk pati sukses. Mirëpo, tashti PVD gaboi se të gjitha institucionet rajonale i përcolli në Bujanoc, ndërsa Presheva mbeti në margjinat locale. Presheva, gjithmonë e pati rolin kryesor në Lëvizjen gjithëshqiptare, por viteve të fundit po e humb këtë rëndsi dhe po mbetet vetëm qendër locale. Këtë situatë duhet analizuar hollë e hollë se a duhet që Presheva të jetë bartëse e politikës rajonale në Luginë apo këto detyra t’I bartë Bujanoci. Politika e PVD-së fitoi më 2002 në Bujanoc, andaj kompetencat të institucioneve rajonale duhet të ndahen. Në Bujanoc të nbeten ato instirucione për të cilat ka më së shumti nevoje dhe kuadro, ndërsa në Preshevë të themelohen të tjerat, sepse herëdo kurdo Bujanoci do të thehet nga politika serbe, ndërsa Presheva në këtë drejtim është më tradicionale dhe ka një përvojë më të gjatë.

Këshillin Nacional të Shqiptarëve, njëherë në fillim e përkrahu edhe PDSH, por më vonë u largua.Apriori isha kundër themelimit të Këshillit, ashtu pa vua kushte për themelimin e tij, por dikush do të thonte a munden Shqiptarët e Luginës, të vejne kushte karshi politikës së Serbisë. Sigurisht që jo, por bile të shtrohen në letër dhe ato kërkesa të jenë bazë për veprim politik të Këshillit, por edhe karshi faktorit të jashtëm ndërkombëtar. Kështu vetëm po e legjitimojmë politikën e qeverive serbe, do të duhej e kundërta. Gjithësesi, pasi janë preferimet e faktorit ndërkombëtar për themelimin e Këshillit nacional të Shqiptarëve, sigurisht se është dashur të themelohet, bile të marrin pjesë të gjitha partitë politike që veprojnë në Luginë. Kështu ndodhën ndasi ndërmjet atyre që hyn në Këshill dhe atyre që nuk hyn/PDSH/. Kjo e përçau spektrin politik shqiptar në Luginë. Kështu shumë herë spektri politik në Luginë nuk ka qasje të unifikuar për probleme të ndryshme të Shqiptarëve në Luginë. Pati nevoje për një Këshill Nacional, por jo të këtillë, por të atill ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike të Luginës dhe ku do të shtrohen problemet e shqiptarëve të Luginës dhe ku do të merren qëndrime unike lidhur më çështjen politike dhe statusore të Shqiptarëve në Luginë. Ndoshta u dashtë të vazhdohet me Kuvendin e Këshilltarëve të Luginës së Preshevës apo ndoshta u dashtë që selia të jetë në Bujanoc, ndërsa kryetari I Këshillit të jetë kuadër nga Presheva.

Tashti u krijuan dallime ndërmjet qeverisjes locale në Preshevë e Bujanoc dhe Këshillit Nacional. Kjo më së miri shihet në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Apo shembulli më mizor, ashtu si më erdhi informata, me rastin e vizitës së Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe valleve të Shqipërisë ndodhi ajo që nuk pritej, në Preshevë nuk u bë kurrfarë organizimi dhe Ansambli për kori kaloi si është më së keqi me shikues dhe sallë të zbrazët.

Sigurisht që tash e tutje do të bien ndesh interesat e Këshillit Nacional me ate të qeverisjeve locale në Preshevë dhe Bujanoc. Pra në të ardhmenë Shqiptarët e Luginës do të kenë dualizëm pushtetesh, pushtetin e Këshillit dhe pushtetet locale.

Këtu nuk po ndëgjojë për ndonjë bashkëpunim të palëve, por ndasi në qasjen e interesave grupore e personale. Andaj edhe elektorati shqiptar në Luginë të Preshevës është përçar dhe kanë pikëpamjet vetanake. Këto të fundit i mbrojne me ngulm.

Pra, në Luginë të Preshevës u bë fragmentarizimi dhe copëtimi i interesave shqiptare, çështja shqiptare jo vetëm që margjinalizohet nga pushteti qendror, por edhe nga vet partite dhe klasa politike e Luginës.

Lugina e Preshevës ka kuadro të reja, të afta që mund ta bartin popullatën shqiptare drejt progresit dhe zhvillimit të interesave të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe drejt integrimeve europiane.

 

Lugina e Preshevës ka fuqi intelektuale ndër të rinjët që ta marrin këtë detyrë historike drejt zgjidhjes jetike të statusit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtyre kuadrove të reja duhet dhënë hapësirë dhe duhet përkrahur që të marrin postet lideriste në partitë ekzistuese politike në Luginë. Duhet vetëm vullnet i mire, unitet dhe fryme e re në lëvizjet politike në Luginë të Preshevës.

 

Londër, më 15 korrik 2012                                 Shpend Presheva

One Response

  1. Tungjatjeta Shpend Presheva,

    Analizë tejet emocinale. Do të më zgjoje simpati e solidarizim, po t`i kishe shfaqur këto emocione i motivuar nga nostalgjia për vendlindjen. E ti, nostalgji po, por për një kohë kur një parti sillej e bënte si ia kishte qejfi, e mbështetur gjithanshëm e pakursyeshëm, edhe nga jodashamirës të Luginës. S`do të të shkruaja gjë, do ta lexaja shkrimin dhe, po të qe fjala për pak idhtësi vreri (gjë jo fort e pazakontë në mënyrën e të komunikuarit të PVD-istëve) do ta pranoja si “normale”, por, mik i nderuar, jo pak njerëz fyeve me gjërat që shkrove, andaj nuk përmbahem dot pa t`i shkruar këto pak fjalë. PVD-në e ke të gjallë, madje kurrë më e gjallë nuk ka qenë; PDSH nuk ekziston më, ajo është bërë më e zezë se PVD-ja, prandaj edhe e mundi dhe do ta mundë deri sa ta shkrijë brenda vetvetes, siç u transformua vetë dhe u bë PVD e shkuar PVD-së. E ti, Shpend i nderuar, shkruaj, po shkruaj mirë, siç paske bërë në pjesën më të madhe të shkrimit, po mos i shaj (sado që tërthorazi) ata që bënë shumë për Luginën.
    Të dishiroj çdo të mirë
    Bashkvendasi yt

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch