Home » Lajme, Ndërkombëtare » Lugina e Preshevës merr përkrahjen edhe nga kongresist & video

Lugina e Preshevës merr përkrahjen edhe nga kongresist & video

Stejdepartamenti SHBAPas takimeve në Washington delegacioni nga Lugina e Presheves, pati edhe një sër takimesh po aq të rëndësishme në New YorkCity. Fillimisht, Kryetarët Mustafa dhe Arifi, së bashku me Faton Bislimin nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që njëherësh ka qenë edhe organizator i kësaj vizite, si dhe bashkëpunëtorët Xhevat Latifi, gazetar, dhe Sherif Sherifi, avokat, u pritën në një drekë të posaçme pune nga ish-Kongresisti dhe Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z. Joe DioGuardi, Këshilltarjapër Cështje të Ballkanit, znj. Shirley Cloyes, dhe dy anëtarët e Bordit tëDrejtorëve të LQSHA, z. Zef Balaj dhe z. Agim Alickaj. Gjatë këtij takimi, Kryetarët Mustafa e Arifi i njoftuan përfaqësuesit e Ligës – lobit shqiptar nëSHBA – me gjendjen në Luginën e Preshevës dhe me takimet që kanë pasur ditë vetë fundit në Washington, DC.

“Për ne është mision I shenjtë që të çojmë përpara cështjen tonë kombëtare për të gjithë shqiptarët në Ballkan, e veçanërisht edhe për ata në Luginë të Preshevës,” ka thënë DioGuardi. “Ju jeni pjesë e pandashmee angazhimit tonë për kauzën kombëtare, dhe ne tani më shumë se kurrë do tëfokusohemi që së bashku me miqtë tanë këtu, e sidomos ata në Kongres, ta vejmë çështjene Luginës sa më lartë në agjendën e politikës së jashtme amerikane,” ka shtuarznj. Cloyes. “Ne I besojmë shumëpërkrahjes suaj dhe ju jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë kontributin tuaj për kauzën kombëtare në përgjithësi dhe çështjen e Luginës në veçanti,” kathënë Kryetari I Preshevës, z. Mustafa. “Gjendja në të cilën ne dhebashkëqytetarët tanë jetojnë në Luginë I ngjanë një getoje në zemër të Evropës,dhe ne jemi të bindur se pa ndërhyrjen direkte të SHBA-ve, zgjidhja për ne dotë jetë shumë e largët për të mos thënë e pamundur,” ka shtuar Kryetari IBujanocit, z. Arifi, ndër të tjera. Pastaj, delegacioni u pritë edhe në një takim miqësor nga drejtuesit e Federatës Pan-Shqiptare tëAmerikës “Vatra”, Dr. Gjon Bucaj, Kryetar, si dhe Gjeneral Asllan Bushati,Nënkryetar, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Në shtëpinë e Vatrës,delegacioni diskutoi për temat kryesore që preokuptojnë shqiptarët e Luginës.Vatra premtoi angazhim të vazhdueshëm në përkrahje të zgjidhjes së drejtë tëcështjes shqiptare në Luginë. Kurse, me propozimin e Faton Bislimit, përfaqësuesit e Vatrës u pajtuan që të bashkëpunojnë me Fondacionin Arsimor Joprofitabil të z. Bislimi për të sjellur në SHBA për studime një numër të caktuar të studentëve meritorë nga Lugina, duke iu siguruar atyre bursa akademike dhe akomodim. “Ju jeni me fat që keni një lobi kaq të suksesshëm nën udhëheqjen e njerëzve kompetente dhe që një jetë të tërë ia kanë dedikuar kauzës suaj kombëtare sic janë miqtë e mi DioGuardi dhe Cloyes,” ka shtuar Rohrabacher ndër të tjera. Nën aranzhimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, delegacioni nga Lugina e Preshevës do të ketë mundësinë që nga seksioni VIP në Manhattan, nesër, të përcjell Paradën e Ditës së Kolombus, ku do të parakalojnë edhe shqiptarët e New York-ut me simbolikën kombëtare – si kostumet kombëtare, flamujt, etj. Pas paradës,delegacioni së bashku me udhëheqësit e LQSHA do të kenë edhe një dreke punë neColombus Citizens Foundation, një nga organizatat më të vjetra qytetarë në NewYork, e themeluar nga imigrantët e hershëm italianë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch