Home » Lajme, Opinione, Vendore » LUGINA E PRESHEVËS PO ZBRAZET EDHE MË SHUMË, NDËRSA POLITIKANËT E SAJ ZHVILLOJNË FUSHATA POMPOZE ZGJEDHORE, ME PREMTIME TË MËDHA E BOSHE

LUGINA E PRESHEVËS PO ZBRAZET EDHE MË SHUMË, NDËRSA POLITIKANËT E SAJ ZHVILLOJNË FUSHATA POMPOZE ZGJEDHORE, ME PREMTIME TË MËDHA E BOSHE

Nga Fehmi Ramadani
Lugina e Preshevës para luftës së Kosovës së vitit 1998/99, por dhe pas luftës së UÇPMBsë së vitit 2000-2001 kishte diku rreth 80 mijë banorë. Këto dy konflikte Luginën e kishin zbrazur shumë. Flitet për rrerh 30 mijë banorë të saj që e kanë braktisur Luginën, pra tri Komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Mbi 20 mijë i mungojnë Preshevës dhe Bujanocit, kurse mbi 8000 banorë shqiptarë i mungojnë Medvegjës. Bile, kjo e fundit është gati e zbrazur dhe në te jetojnë diku rreth 500 banorë shqiptarë. Kjo kishte ardhur si pasojë direkte e represionit serb deri më tani.
Por, jo vetëm kjo, shkaktarë ishin edhe moszhvillimi ekonomik i tyre, papunësia enorme, të drejtat politike, por edhe mungesa e perspektivës së të rinjëve.
Se politika diskriminuese e Beogradit është fajtori kryesorë kjo nuk ka dilemë. Por, një pjesë të këtij faji e kan edhe forcat politike shqiptare të Luginës për mungesë projektesh, sidomos për të rinjët e shkolluar, por edhe të tjerët.
Vetëm në Preshevë janë të regjistruara 11 parti politike me rreth 40 mijë banorë. Kjo është absurde, një komunë me kaq pak banorë me kaq shumë parti!
Por, këto parti deri më tani për veç rrokadave të disa posteve politike dhe disa drejtorëve të ndërrmarrjeve publike nuk kanë ku ti punësojnë anëtarët e tyre. Prandaj, edhe lufta e tyre është shumë e ngushtë dhe egoiste.
Këto parti nuk kanë arrit të krijojnë kushte për investitorë të huaj. Në Luginë nuk ka investime, sikur në pjesët tjera të Serbisë. Atje, investimet pengohen edhe nga shteti. Ato nuk trajtohen njësoj, si në Luginë dhe si në brendi të Serbisë.
Gjendja e të rinjëve të papunë e të shkolluar është e rëndë. Ka shumë prej tyre me diploma fakulteti që presin me vite punë, ka disa që punojnë edhe punë të rënda fizike për të ekzistuar. Por, ka edhe një pjesë që tashmë e kanë lëshuar vendlindjen për shkak të mungesës së perspektivës.
Ndërsa, liderët e tyre politik këto ditë mbajnë tubime pompoze me premtime të mëdha e boshe, të cilave u zgjat afati vetëm një muaj. Dhe, sërish njëjtë, ata vazhdojnë me avazin e vjetër duke realizuar interesat e tyre të ngushta e grupore. Dhe, sërish nga Lugina ikin të rinjët, ca në Kosovë dhe ca nëpër shtetet e huaja duke mos u kthyer më kurrë në atë vend.
Kjo situatë duhet të ndryshojë kësaj herë gjatë këtyre zgjedhjeve. Ndryshe, Lugina rrezikon të shëndërrohet në Toplicë të dytë, e cila do të kujtohet dikur me reportazhet e ndonjë Marin Memës së shekullit të ri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.