Home » Lajme, Vendore » Lugina e Preshevës – SË SHPEJTI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Lugina e Preshevës – SË SHPEJTI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Jehona gazeta

Të hënën, del nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 102-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Vjeshta”, e cila është një stinë ku ngjyra e gjelbër merr fund. Kjo stinë e bukur, e cila natyrës i jep ngjyrën e bukur prej ari, në jetën politike sjell një zymtësi monotone me një klimë jo shumë të mirë, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

 

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

 

Në rubrikën Aktualitete janë të vijëzuara veprimtaritë rreth vizitës së kryetarit të Komunës së Bujanocit, dr. Nagip Arifi, në Stamboll. Qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte me prezantimin e Komunës së Bujanocit para donatorëve turq, me qëllim të përmirësimit të zhvillimi ekonomik e infrastrukturorë të këtij rajoni, në mënyrë, që ata të kenë një jetë më të mirë në të ardhmen.

 

Në vazhdim të aktualiteteve jepen shkrimet me interes rreth zgjedhjeve për Këshillat e pakicave kombëtare në Serbi, të cilat do të mbahen, më 26 nëntor, të këtij viti, si dhe divergjencat e spektrit politik shqiptar rreth këtyre proceseve.

 

Në numrin e ri të revistës “Jehona”, mund të lexoni intervistën e huazuar me Belgzim Kamberin, gazetar, publicist, analist politik dhe kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë. Belgzim Kamberi, shprehet se përpos politikës diskriminuese që vjen nga Beogradi zyrtar, politika lokale shqiptare është e paaftë që të ndërtojë politika drejt realizimit të ndonjë autonomie politike dhe kulturore. Madje, ai vazhdon, se kjo politike lokale u tregua e paaftë që të realizojë jetësimin e Referendumit të vitit 1992 për bashkëngjitje me Kosovë, ani pse thonë që e kanë qellim sublim politik.

 

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe nismën për hartimin e Monografisë për Skënder Gashin, një emër që nuk shuhet kurrë. Monografia në vet përmbledh një biografi të pasur të profesorit Skënder, veprimtarinë e tij dhe kujtimet e nxënësve, kolegëve të arsimit dhe memoaret e bashkëpunëtorëve të revistës “Jehona”.

 

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, bisedën me z. Bejtulla Bejtullahun, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, koordinator i komisioni për pranimin  ekudrit fetar nëpër shkollat shqipe në kudër të BIPMB-së.

 

“Jehona” sjell për lexuesit e saj rrëfimin: “Serbia, aty ku shtetit shet drogë!”. Pse Serbia quhet parajsë për të droguarit? Cilat janë ato droga që në Serbi e kanë çmimin më të lirë në botë? Pse Kompania farmaceutike shtetërore “Galenika”, prodhon me tonelata drogë?

Në Serbi, nga 1 korriku i vitit 2015, a do të legalizohet marihuana, duke hipur në fuqi një ligj, i cili lejon përdorimin e marihuanës, dhe jo vetëm për qëllime mjekësore!!

 

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe përmes ëebfaqes: ëëë.jehonapress.com edhe në diasporë.

 

Me “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm!  “JEHONA”, REVISTA E GJITHË SHQIPTARËVE.

 

Redaksia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress