Home » Lajme » Lugina e Preshevës të përjashtohet nga pagesa e sigurimit të veturave

Lugina e Preshevës të përjashtohet nga pagesa e sigurimit të veturave

Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që të  përjashtojnë Luginën e Preshevës nga masat e reciprocitetit që kanë të bëjnë me pagesën e sigurimeve për veturat që hyjnë në këtë vend.

Duke pasur parasysh se një numër tejet i madh i qytetarëve tanë kanë lidhje të ngushta farefisnore në Kosovë, masat e këtilla në masë të madhe do ta dëmtojnë lëvizjen e lirë.

Shqiptarët e Luginës edhe ashtu janë të getoizuar si pasojë e diskriminimit sistematik të ushtruar nga ana e regjimit të Beogradit, andaj çdo masë e ushtruar ndaj tyre, qoftë edhe finansiare, vetëm se do ta përkeqësonte pozitën e tyre.

KKSH beson se institucionet kosovare do të gjejnë metoda që qytetarët e Luginës t’i kursejnë nga këto masa duke shprehur kështu solidarizimin vëllazërorë ndaj bashkombasve të cilët padrejtësisht vijojnë të mbesin jashta kufijëve të Kosovës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar deri më tash ka përkrahur çdo veprim të qeverisë kosovare në raport me Serbinë, përfshirë edhe masat e reciprocitetit në fusha të ndryshme.

Bujanoc: 26.12.2011

Shërbimi për Informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch