Në xhiron e tretë të kuisit të diturisë sh.f Abdulla Krashnica – Miratoc ka triumfuar kundrejt sh.f Zenela Hajdini – Raincë me rezultat 132 me 117. Në xhiron e katërt të enjten nga ora 21 përballen ekipi i Sh.f Selami Hallaci Rahovicë dhe sh.f Migjeni Muhoc.
Në xhiron e tretë të kuisit të diturisë “Lugina garon 2014 “ , janë përballur sh.f Abdulla Krashnica – Miratoc ka triumfuar kundrejt sh.f Zenela Hajdini – Raincë .
Ekipi i Ibrahim Kelmendit ishte në përbërje :
sh.f Abdulla Krashnica – Miratoc ndërsa sh.f Zenela Hajdini – Raincë
1. Drenusha Iseni – kl V-të 1. Fitim Ymeri kl V-të
2. Vlera Agushi – kl- VI-të 2. Kastriot Iljazi kl- VI-të
3. Verime Halimi kl – VII-të 3. Arbresha Veliu kl VII-të
4. Bekim Tahiri kl- VIII-të 4. Getoar Rexhepi kl- VIII-të
5. Flakrim Selimi 5. Arbër Xhelili
Nxënësit janë përballur në këto rubrika :Pyetjet e përgjithshme , drejtshkrimi , Loja e numrave , loja e shkronjave dhe asociacioni .Në pyetjet e përgjithshme të dy ekipet janë treguar efikase , duke grumbulluar nga 95 pikë. Ndërkaq në rubrikën e drejtshkrimit e cila doli të jetë më e vështirë , nxënësit e dyja ekipeve dhanë vetëm nga një përgjigje të saktë duke mbajt rezultatin e pandryshuar. Megjithatë diferenca e pikëve do të bëhej në lojën e shkronjave ku sh.f “ Abdulla Krashnica “ do të merrte 5 pikë më shumë. Nxënësit edhe në lojën e numrave morën nga 10 pikë , ku 115 pikë grumbulloi Zenel Hajdinin dhe 120 Abdulla Krashnica Miratoc.Diferenca e pikëve do të thellohej në rubrikën e fundit Asociacionet ku Abdulla Krashnica Miratoc fiton kundrejt sh.f. Zenel Hajdinin me rezultat 132 me 117. Kryetari i jurisë prof i gjuhës dhe letërsisë shqipe Xhelal Arifi i i ka vlerësuar lartë dyja shkollat për përgatitjet në këtë kuiz , duke i inkurajuar për sukses më të madh.Në xhiron e katërt të enjten nga ora 21 përballen ekipi i Sh.f Selami Hallaci Rahovicë dhe sh.f Migjeni Muhoc./RTP/