Home » Lajme, Vendore » Lugina pjesë e Qeverisë në Beograd

Lugina pjesë e Qeverisë në Beograd

Nga Jeton Ismaili;

 

Votat e deputeteve të pakicave kombëtare mund të jenë vendimarrëse në përcaktimin e Qeverisë së re në Serbi. Poqëse shqiptarët do t’i siguronin dy ulëse në parlamentin republikan a do të mund të ishin edhe pjesë përbërëse e Qeverisë dhe sa do të ndikonte ky fakt në përmirësimin e pozitës sonë në Luginë?!

Pak më shumë se dy muaj na ndajnë deri tek afati i paraparë ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale dhe parlamentare. Në Luginë, subjektet politike vetëm se kanë filluar konsolidimin e radhëve në mënyrë që sa më të përgatitura t’i qasen garës elektorale. Sipas traditës, shumica e partive tërë energjinë e tyre, vëmendjen por edhe mjetet i harxhojnë në luftë për pushtet lokal. Disa subjekte shkojnë aq larg saqë ato organizma politik që garojnë në zgjedhjet parlamentare I quajnë tradhtare duke harruar kështu edhe faktin se zgjedhjet lokale që ato I pëlqejnë nga cili shtet organizohen! Bile disa subjekte politike veprojnë edhe sipas logjikës “më mire i pari i katundit sesa i fundit i qytetit “. Pa dashur të merremi me këto botëkuptime duhet trajtuar një çështje me seriozitetin maksimal, sidomos në këtë periudhë, në të cilën ndodhet skena politike në Serbi. Në këtë aspekt duhet shikuar me shumë kujdes përfaqësimin politik shqiptarë në Kuvendit Republikan e pse jo edhe në përbërjen e re të Qeverisë Serbe.

 

Skena politike në Serbi dhe raporti actual i forcave

 Të gjitha anketat flasin se partia e parë që do të dal nga zgjedhjet do të jetë SNS-i i   Tomisllav Nikoliqit, pasuar nga DS-i i Tadiqit, koalicioni I partive të tubuara rreth SPS-it të Daçiqit si dhe subjektet tjera që do ta kalojnë pragun zgjedhor, me gjasë do të jenë edhe LDP e Çedomir Jovanoviqit, URS-i i Mllagjen Dinkiqit, DSS-i i Voj i s l l a v Koshtunicës bashkë me NS-në e Velimir Iliqit, SRS e Vojisllav Sheshelit dhe partitë e pakicave të cilat duhet ta kalojnë pragun e natyrshëm zgjedhor. Pa marrë parasyshë se SNS do të dal partia e parë vështirë do të ketë të gjej partnerë të mjaftueshëm për të arritur numrin prej 126 deputetëve, nga gjithsejt 250, për të formuar qeverinë e re. Që tani lideri i SPS-it, Ivica Daçdiq, ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me “naprednjakët “ e Nikoliqit. DS-i çdo ditë e më tepër po deklarohet se është kundër një koalicioni të “ fortë “ me SNS-in, LDP e Jovanoviqit as që ka patur ndërmend ndonjëher një bashkëpunim me partinë e dalë nga radikalët e dikurshëm, sikurse edhe Mllagjen Dinkiqi. Andaj, shifrat e SNS,DSSdhe SRS vështirë se mund të jenë të kapshme për të arritur formimin e qeverisë. Në këtë situatë, barra do t’i bie DS-it që si parti e dytë të përpiqet të krijojë një shumicë të mjaftueshme për të themeluar organin e ri ekzekutiv. Anketat kanë treguar se edhe trupi elektoral i koalicionit të grumbulluar rreth DS-it ka pësuar rënie të dukshme. Kjo mbase për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e cila po mbretëron në vend. Duke e pasur parasyshë këtë trend, DS-i në këtë mandat përveç partnerëve të deritanishëm të URS-it të Dinkiqit dhe SPS-it të Daçiqit do duhej kërkuar edhe përkrahjen e LDP-së së Jovanoviqit. Por, a do të arrihen 126 deputetë edhe me këtë përbërje. Matematika e dal si rezultat i anketës thotë se do jetë shumë vështirë.

 

Roli i pakicave në krijimin e Qeverisë  

Pa dyshim faktorë vendimtarë në përcaktimin e qevrisë së re do të jenë deputetët nga rradhët e pakicave. Shumë lehtë mund të ndodhë që fati I madje edhe një. Marrë parasyshë numrin e votuesve, hungarezët e Vojvodinës do të jenë të përfaqësuar në parlament, vetëm se varet se sa deputetë do t’I kenë, ngjashëm vlenë edhe për boshnjakët e Sanxhakut, ndërsa diskutabile mund të jetë përfaqësimi I kroatëve apo edhe të ndonjë pakice tjetër.

 

Çfarë mund të vendosin dy deputetë shqiptarë?

Në një situatë të tillë, e cila mund të krijohet me konfiguracionin e ri të parlamentit republikan, shqiptarët mund të ndodh shumë lehtë të përcaktojnë qeverinë e re, madje pse të mos jenë edhe pjesë e saj. Një organizim i mirëfilltë I subjekteve shqiptare në Luginë mund të mobilizoj elektoratin e që si rrjedhojë mund të ketë fitimin e dy ulësve në parlamentin e ri. Është koha që politikanët tanë njëherë e përgjithmonë t’i lënë anash inatet dhe ndasitë dhe të punojnë për një të mirë të përgjithsme. Efektet e të qenit pjesë përbërëse në qeveri mund të jenë shumë dobiprurëse dhe mund të reflektohen shumë shpejtë në terren. E kanë gabim shumë politikanët tanë nëse mendojnë se qendra e botës është Lugina, se rajoni jonë është pasqyrë e Serbisë para botës. Nëse nuk ndryshon  politika e  Beogradit, vështirë se mund të ndryshojë gjendja në Luginë. Sa ma larg institucioneve vendimarrëse aq më të vështirë do ta kemi gjendjen. Nëse shikojmë një rast shumë të thjeshtë do të shohim se pa vendimmarrje në qeveri dhe në ministritë përkatëse shumë me zor do t’i lëvizim gjërat nga vendi. Pas vendimit të Kuvendit të Bujanocit për emërtimin e rrugëve,delministri për pushtet lokal dhe thotë se “ kjo nuk arrihet kurrë derisa të jem unë ministër “. Dhe mund edhe mos të arrihet. Dhe mos të  mashtrohet kush se nëse nuk arrihet kjo gjë dhe shumë të tjera që kanë të bëjnë me Luginën, bota do ta bombardojë Serbinë apo do t’i vë sanksione ekonomike! Edhe në aspektin ekonomik vlejnë të njejtat kritere. Derisa shqiptarët të mos jenë faktorë vështirë se do t’I orientoj dikush investimet e huaja në rajonin tonë. Edhe po t’i kishim dhjetë kryetarë komunash nuk vlenë gjë. Vetë partnerët e koalicionit vendosin se ku do shkojnë investitorët, me një telekomandë shumë të thjeshtë, aty ku e kanë elektoratin.

 

Arritja e koncenzusit Brenda shqiptarë

Potë ekzistonte një vullnet i mire, spektri politikë shqiptarë e ka shumë të thjeshtë të formuloj listen zgjedhore, madje edhe të zgjedh kandidatët. Pse mos të formulohet lista zgjedhore sipas rendit alfabetik ?. Ky mund të jetë një model i mirë për mentalitetin tonë ziliqarë: “ pse ky I pari e pse ai i dyti “. Edhe në caktimin e kandidatëve për deputetë zgjidhja mund të jetë shumë e thjeshtë: Pse të mos të mirren për bazë rezultat e zgjedhjeve locale në nivel Lugine, dhe ajo parti apo ai bllok që ka më tepër vota të dërgoj deputetin e vet, ndërsa partia e dytë në nivel Lugine apo blloku i përbërë nga partitë të dërgojë tjetrin deputet. Me dy deputetë do të ishim shumë afër qeverisë. Megjithatë, është në dorë të faktorit politik të vendosë. Më mirë të unifikuar, të paktën për një interes, apo secili në anën e vet…

(Autori është Drejtor i TV Spektrit në Bujanoc, përmabjatja  e opinionit është autoriale)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch