Home » Lajme » Luginë e Preshevës – Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Luginë e Preshevës – Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Rreth 1500 semimaturantë të Luginës së Preshevës, gjatë dy ditëve u janë nënshtruar provimeve kualifikuese për regjistrim në shkolla të mesme të këtij rajoni. Nxënësit më 23 dhe 24 qershor kanë dhënë provimin nga gjuha amtare shqipe respektivisht nga matematika të cilët pastaj nga rezultatet që do t’i arrijnë do kenë mundësi të regjistrohen në drejtimet e preferuar të shkollave të mesme të Preshevës,Bujanocit dhe të Medvegjës. Sipas burimeve tona si dhe të disa mendimeve të nxënësve,testet nga gjuha shqipe nuk kanë qenë jo dhe aq mirë të përgatitura,sepse në shumë pyetje që janë dashur nxënësit të përgjigjen,janë hasur gabime jo vetëm teknike por edhe të formulimit dhe parashtrimit të pyetjes ku do të mund të matet në një mënyrë njohuria e nxënësve. Përveç këtyre dukurive jo të hijshme,nxënësit kanë hasur edhe me një problem tjetër ku atyre u janë parashtruar edhe pyetje që nuk janë përfshirë në materialet mësimore gjegjësisht që ata nuk i kanë mësuar ato njësi mësimore fare. Gabimet e parashtrimit të pyetjeve kanë qenë të natyrave të ndryshme si gramatikore ashtu edhe drejtshkrimore etj. Aq më keq ,ishte edhe çelësi i detyrave që kishte ardhur nga Beogradi i cili binte ndesh me përgjigjen logjike të pyetjeve. Disa nga kontrolluesit e testeve,kanë deklaruar se ekipi i përpiluesve të testeve ka qenë jo në nivel dhe herave të tjera duhet pasur kujdes në formulimin e tyre sepse tek opinioni i gjer është krijuar konfuzion përkitazi më këtë çështje. Sido që të jetë, rezultatet e këtyre testeve nga gjuha shqipe dhe nga matematike priten të shpallen më 27 qershor 2011,ku pastaj bazuar nga pikët e fituara të nxënësve do të behet rangimi i nxënësve në drejtimet e shkollave të mesme të rajonit të Luginës së Preshevës.
a.j.

It depends on what you want to share, http://writemyessay4me.org how frequently you want share, and your audience

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch