Home » Lajme » Luginë e Preshevës: PD THEMELOI NËNDEGËN E PARË NË FSHATIN TËRRNOC

Luginë e Preshevës: PD THEMELOI NËNDEGËN E PARË NË FSHATIN TËRRNOC

Bujanoc, 01.10.2011

 

Partia Demokratike sikurse edhe kishte marrë vendim në mbledhjen e fundit të këhsillit Qëndrorë dhe Kryesisë, pas liqensimit dhe themelimit të të gjitha këshillave inicuese, më 30 shtatorë ka filluar me themelimin e nëndegave të saja nëpër vendbanimet shqiptare të kmunës së Bujanocit.

Nëndega e parë është themeluar në fshatin Tërrnoc të Bujanocit vendabinim ky më i madhi për nga umri i popullatës në Luginë të Prehsevës por edhe më gjerë.

Madhësinë e këtij vendbanimi e dëshmoi edhe pjesmarrja e shumtë e simaptizantëve të këtij subjekti politik, të cilët kishin ardhur pt ti dhënë përkrahje themelimit të nëndegës.

Duke parë interesimin e madhë të simpatizantëve të këtij vendbanimi, kryesia e PD-së është detyruar që numrin e anëtarëve të nëndegës ta rrisin nga 48 në 71 anëtarë të cilët më pas zgjodhën kryesin e nëndegës prej 29 anëtarësh, në krye më Dr, Specialist i Pediatrisë Bajram Hasanin, për kryetarë, Agim Haliti dhe Tejhane Latifi për zëvendsa të kryetarit, Ismet Ameti sekretarë dhe Leon Mehmeti arkatarë, të nëndegës më të madhe të komunës së Bujanocit.

Partia Demokratike gjatë themelimit të nëndegës në këtë fshat, shpërndau edhe librezat e para simpatizantëve dhe anëtarëve të rinjë të këtij subjekti politik.

Magjistër Nagip Arifi, para të pranishmiv theksoi se, “Ky subjekt politik është i hapur për të gjith ata që komunës së Bujanocit dhe popullatës shqiptare ia dojnë të mirën” Arifi gjithashtu potencoi se, PD gjatë gjithë kohës do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilët po ballafaqohet popullata e Luginës së Prehsevës”

Kryetari i sapoemruar i nëndegës Dr.Specialisti i Pediatrisë Bajram Hasani, u zotuar se kjo nëndegë do të bëjë qmos për përmirësimin e kushteve të qytetarëve të fshatit Tërrnoc dhe duke patyr parasysh se jemi nëndega me e madhe ne do të kemi ndikim shumë pozitiv edhe në zgjidhjen e problemeve të përgjithshme.

Deri në fund të muajt tetorë Partia demokratike do ti ketë të themeluara nëndegët e saja nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të Komunës së Bujanocit.

 

M Ahmeti

  As I compiled this list, I dig this fantasized about hosting a film festival for educators and showing all of these over a weekend

One Response

  1. ramadan rushiti thotë:

    ju pergezoj per formimin e nendeges se PD(parti debejcave)tuxhari i paska zgjedh te gjithe ata kelyshte e vjeter ne te ashteqjautur kryesi.Allahile ku e paska lon Arberin( i cili po dm noe e shpetue ternocin me udbashet) DJALIN E EMERLLAHIT RID SA KELYSH TJERE. TURP, TURP,

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch