Home » Lajme » Shpend Presheva: Luginës së Preshevës i nevojitet një status politik i qëndrueshëm dhe i pranueshëm

Shpend Presheva: Luginës së Preshevës i nevojitet një status politik i qëndrueshëm dhe i pranueshëm

Jetoje qe sa vite ne Londer dhe jam i punesuar atje. Nuk ika nga Lugina nga kushtet e mira te jeteses, por nga kushtet e veshtira se nuk pata punesim dhe kushte per egzistence.

Podikush do te thonte nga te mirat ika, jo sikur edhe te tjeret ika jashte per kafshate buke dhe egzistence. Por, Lugina nuk harrohet, sidomos vellimet qe po ndodhin atje. Ndoshta dikush do te thote larg syve large zemres, jo jam i pranishem dhe e ndie me mallengjim çdo ndodhi ne Lugine te Presheves. Bile, koheve te fundit po me dhemb shpirti kur po ndegjoje lajme me te ndryshmete. Lajmi qe me befasoi ishte i Keshillit Nacional i Shqiptareve te Lugines ku thuhet se subjektet politike dhe individet e caktuar nuk kane te drejta te japin mendime apo te shprehin mendime, propozime, komente lidhur me abetaren, programet, tekstet, shkollen shqipe dhe gjithe ajo qe po ndodh ne Lugine.

Jo zoteri te KNSH, apo jeni Komisioni Nacional i Shqiptareve per ndalimin e mendimit te lire, shprehjes se lire, fjales se lire, e cila eshte e garantuar me konventat nderkombetare. Kjo proklamate e KNSH i gjason proklamatave te mehershme te njemendesise dhe pushteteve jodemokratike. Sepse ne demokraci, me nje pergjegjesi individuale per fjalen e shkruar, per mendimin e thene, shprehejn e lire mund te shprehet secili individ, por duhet te kete parasysh mos te ofendoje, mos te keqperdore situaten e krijuar, por ne menyre te arsyeshme, rezonuese te thote arsyete dhe argumentet pro dhe kunder kesaj proklamate te KNSH. Mendoje se secili subjekt politik, organizate joqeveritare, individ personalisht duhet ta shprehe mendimin e vet ne menyre te argumentuar edhe lidhur me Abetaren, edhe lidhur me ngjarjet dhe levizjet qe po ndodhin ne Lugine.

Per Abetaren dhe mendimin e subjekteve politike mora vesh dhe u informova nepermjet lajmit-vizuel ne Presheva.com, emisioni Lugina e Harruar ne Top Chanell.

E shikova emisionin dhe nuk mbeta i kenaqur me pergjigjet as te njeres pale. As te pales qe sunonte bashkimin me Kosoven dhe as te asaj pale e cila insistonte qe dalengadale, me faktorin nderkombetare te arrijme deri tek qellimi: se pari Abetarja, pastaj liber leximi e keshtu me radhe.

Subjektet politike shqiptare, organizatat joqeveritare, intelektualet e Lugines se Presheves e kane referendumin e vitit 1992:Autonomi politike territoriale me te drejte bashkimi me Kosoven. Sipas meje jane dy etapa te sendertimit te vullnetit te popullates shqiptare dhe te drejtave te tyre. E para Autonomi qe me vullnetin e Serbise dhe faktorit nderkombetare ka mund te ndertohet, por asnjeri, sidomosSerbianuk tregoi gatishmeri dhe kush na garanton se edhe ne te ardhmene dote tregoje gatishmeri, ne çfaredo garantimi te faktorit nderkombetar. Sepse nuk i permbushi shume marreveshje,  kjo na tregon se mbetja me nje Autonomi brishte do te jete diskutabile dhe jo stabile me pervojen qe e kemi ne Serbi dhe me Serbine.Nuk permbushi Marreveshjen e Konçulit e shume te tjera ne te kaluaren, çka na bene te dyshojme se mbetja ne Serbi, ne çfaredo demokracie serbe, shqiptaret do te kene probleme identiteti te vet dhe gezimi te drejtave elementare, e mos te flasin per ato kolektive. Se nese Shqiptaret mbesin ne meshiren dhe vullnetin e qeverive serbe dhe ne te ardhmene kemi pervojen e idhet se do te kemi probleme ne zgjidhjen e çeshtjeve elementare, te drejtave elementare dhe kolektive.

Etapa e dyte bashkimi me Kosoven do te ishte alternative me e mire, por grupi i kontaktit dhe faktori nderkombetar nuk lejon nderrim kufijesh. Por Shqiptaret e Lugines se Presheves, te gjithe sebashku, subjektet politike, klasa politike, organizatat jo qevritare, individet, intelektualet duhet te mendojne njesoj, jo njemendesi, por arsyeshem dhe me argumente te perqendrohen se pari brenda faktorit te brendhsem, para Serbise, para faktorit nderkombetar per nje status politik, per nje zgjidhje politike te te drejtave te Shqiptareve te Lugines. Pra me metoda demokratike duke e arsyetuar qendrimin per nje status politik te qendrueshem te kerkojne zgjidhje fatlume, ne mbeshtetje te vullnetit te popullit te Lugines, e jo njera pale te thoje fontane deshirash, ndersa tjetra tradhtare etjere.

Koheve te fundit jemi deshmitarse se ne arenen nderkombetare, ne Bruksel, ne Amerike e kudo po zihen çeshtjet politike, andaj edhe Shqiptaret nuk duhen te mbeten pa u organizuar mire qe me nje platforme politike te perbashket, te dalin per nje zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme. Ndoshta me Kuvendaret Shqiptare te Lugines.Te mbeten Shqiptaret ne platformen politike te Keshillit nacional i cili aq shume e ka parcializuar çeshtjen dhe problemet e Shqiptareve, e ka be arna-arna, abetarja, liber leximi, perkthimi, por nuk qendroje edhe ne anen tjeter te euforise patetike bashkim me Kosoven, marketing politik dhe folklorik per zgjedhje, por duhet bere nje platforme politike, te arsyeshme, me argumente dhe te dilet para faktorit te brendshem, para Serbise, para faktorit nderkombetar, qe ne menyre demokratike, me bisedime ndoshta te mundishme dhe te gjata me Serbine te kerkohet zgjidhje fatlume per Shqiptaret e Lugines, sepse duhet ta kete te qarte edhe Serbia, se Shqiptaret po qe se mbeten ne Serbi, pa vullnetin e tyre do te jene elemente i huaj dhe probleme do te kene edhe ne te ardhmene. Per Serbine do te jete nje barre e madhe Lugina e Presheves qe ndoshta do te pengoje ne prosporitet europian te saj, por edhe Shqiptaret do te rebelohen dhe gjithmone do te jene ne levizje per te drejtat e tyre individuale dhe kolektive. Andaj apeloje te faktori politik dhe subjektet te tjera te Lugines qe me nje mençuri politike, duke i nderuar edhe interesat e Serbise, edhe te Kosoves, edhe te Shqiptareve te gjendet nje zgjidhje e qendrueshme qe i garanton Serbise rehati dhe prosperitet, ndersa Shqiptareve sendertimin e vullnetit te shprehur ne Referendum, ne realitet angazhimi i faktorit te brendshem, subjektit politik te Lugines, me faktorin nderkombetar, ne bisedime demokratike me Serbine, per nje status politik te qendrueshem dhe perhershem te Shqiptareve te Lugines se Presheves. Pra nuk qendroje as ne euforine dhe folklorin patriotik per zgjedhje, por edhe keto qe po i them nuk jane fontane deshirash, por te jene kerkesa legjitime te Shqiptareve, bazuar ne Referendum per nje status politik te qendrueshem dhe te pranueshem per te gjithe anet e interesuara.

 

 

Shpend Presheva, sociolog ne Londer

If you cant see eduessayhelper.org where youre going, can you walk straight

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch