Home » Lajme, Opinione » Lulzim Basha dhe PD e ripërtërirë do t’i japin fund tranzicionit traumatik në Shqipëri

Lulzim Basha dhe PD e ripërtërirë do t’i japin fund tranzicionit traumatik në Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI
Tranzicioni 30 vjecar në Shqipëri ishte një dështim i madh, një prapmbetje dhe mosavancim e mozzhvillim demokratik, një vëndnumro, por sidomos me keqqeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka rrëzhqitur në regres. Tani me reformimin ripërtëritës së PD-së dhe me Bashën PD ka misionin për ndarjen përfundimtare me tranzicionin.
Qënia në pushtet prej dy mandatesh, Edi Ramës ia nxorri krejtësisht zbuluar aventurizmin, hipokrizinë, djallëzinë, mashtrimin, korrupsionin, pa vizionin, ligësinë, pabesinë, mosmirënjohjen, autokacitetin, arrogancën dhe patriotizmin e rrejshëm dhe falso të tij; e nxorri si një politikan e pushtetar dështak të madh.
Krejtësisht dhe diametralisht i kundërt dhe në antitezë me Edi Ramën është kryetari i opozitës dhe kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha, i cili nuk ka ngarkesa dhe nuk është i shtrënguar nga e kaluara e largët politike komuniste dhe as nga rekorde papërgjegjshmërie intrigash, korrupsioni e hajnije, por është vizionari për një politikë të re e moderne aq të nevojshme për emancipimin e politikës shqiptare e cila është marrë peng nga elita politike e vjetër dhe e dështuar.
Shqipëria ka 30 vite e cila mbeti në tranzicion, dhe sa here që dukej ndonjë ndryshim i premtuar përsëri dhe papritmas vëndi rrëshqiste dhe bënte hapa prapa, e për pasojë Shqipëria mbeti e fundit në rrugën e demokracisë, zhvillimit, dhe mossuksesit; pa shtetndërtim modern dhe pa funksionimin e drejtësisë dhe të ligjit.
Gjatë këtij tranzicioni reformat dhe vendimmarrjet në Shqipëri si ato kushtetuese, juridike, parlamentare, qeveritare dhe elektorale e sidomos ato mbi pronat e shqiptarëve thjesht kanë qënë reforma ordinerësh a pa vision, dhe vetem për përfitime afatshkurtëra për pushtet të politikës. Ato, shumë prej tyre tashmë po quhen gabime historike, por që nuk janë gabime por janë krime historike përderisa ato kanë bërë kërdinë me korrupsionin, hajnitë, rrënimet e shkatërrimet, me padrejtësitë, vuajtjet, me gjyqësitë e vetëgjyqësitë e shqiptarëve e ku kanë humbur me mijra jetë njerëzore.
Ky është ai i famshmi tranzicion në Shqipëri i kryer nga një elitë politike tejet e papërgjegjshme që ua ka lënë si trashëgimi të dëmshme shqiptarëve, dhe që do ta ketë barrë të rëndë politika e pushteti që do të vijë tani e tutje.
Pra, këto janë “borxhet”, harxhet dhe kusuret e të tjerëve dhe të së kaluarës politike të tranzicionit 30 vjecare që do t’i ketë si ngarkesa të rënda Lulzim Basha, PD dhe qeveria e saj e ardhshme.
Edi Rama dhe qeverisja e tij janë një fatkeqësi e madhe kombëtare e që përbëjnë kulmin e një dështimi të madh, si një qeverisje regresive, antipublike e antikombëtare, dhe ndoshta, kjo mund të jetë dhe të mbetet në histori si qeverisja më e keqe në historinë e Shqipërisë.
Prandaj rotacioni politik, ndëshkimi i qeverisë Rama-Rilindja është i pashmangshëm pasi nuk ka asnjë shans që Rama dhe Partia Socialiste të fitojnë përsëri pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, sepse ai dhe qeverisja e tij janë stërkonsumuar dhe i janë konsumuar të gjitha akrobacitë e matrapazllëqet, i janë konsumuar të gjitha gënjeshtrat e mashtrimet aq sa nuk mundet më të fabrikojë të tjera e të reja.
Korrupsioni, krimi i hajdutërisë , droga, varfëria, papunësia, eksodi etj. e kanë asfiksuar dhe paralizuar shtetin , shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.
Ardhja në pushtet e Partisë Demokratike është nevojë dhe domosdoshmëri urgjente. Me qeverisjen e re, me Lulzim Bashën kryeministër priten dhe besohen ndryshimet e duhura të Shqipërisë për nga më e mira sepse gjëndja sot nga keqqeverisja e Edi Ramës ka precipituar në fundërri dhe nuk ka ku të bjerë si llum më poshtë.
Qeverisja Rama ka dështuar në të gjitha drejtimet; premtimet e tij rezultuan gënjeshtra dhe mashtrime publike por edhe ndërkombëtare derisa kësaj qeverie i ka dalë boja edhe në BE nga dështimet dhe papërgjegjshmëritë. Nga krimi ekonomik, korrupsioni, droga,kultivimi dhe trafikimi i saj, prej tyre Shqipëria u etiketua si një regjim narkoshteti, apo republikë kanabistani dhe korrupsioni.
Ky pushtet i sotëm është një mashtrues dhe një keqbërës i madh publik.
Shqipëria arriti të dalë në krye të Europës edhe për eksodin, largimin e shqiptarëve sidomos të rinisë nga atdheu drejt perendimit në kërkim të një jetë më të mirë, për punë, për mirëqënie dhe me të sigurtë sikur Shqipëria të jetë në luftë civile. Me keqqeverisjen Rama, Shqipëria bëri hapa mbrapa edhe me demokracinë, pasi demokracia në Shqipëri sot është nën një kërcënim të madh nga arroganca dhe nga autoritarizmi i paskrupullt i kryeministrit dhe i keqqeversjes së tij të dështuar, ku janë nën kërcënim drejtësia, mediat, parlamenti, kushtetutshmëria, pushteti vendor, ekonomia dhe integrimi.
Është faktuar tashmë blerja dhe vjedhja e votës së qytetarëve.
Mirëpo kush blen dhe vjedh votën, ai vjen në pushtet me qëllim për ta vjedhur shtetin, qytetarin dhe pasurinë e paranë publike, pra ai monton në sistem korrupsionin dhe hajdutokracinë qeverisëse autokratike.
Dhe një sistem të tillë kemi sot në Shqipëri.

Është privatizuar e drejta shtetërore dhe paraja publike, korrupsioni bën kërdinë.
Shqipëria sot është në një udhëkryq të madh, në gjëndjen më të rëndë në këto 30 vite tranzicion.
Kurrë më parë nuk kanë qënë në një nivel të tillë të ulët marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, madje politika qeverisëse e sotme ka vepruar pabesisht si një thikë pas shpine kundër Kosovës, gjë që filloi me taksën antiKosovë të rrugës së Kombit, me dakordësinë e mbështetjen e kryeministrit shqiptar për ndarjen e Kosovës dhe me nismën e projektin antiKosovë të minishengenit neojugosllav. Nuk është rastësi se që kur erdhi në pushtet Edi Rama në vitin 2013 e në vazhdimësi Kosova në aspektin diplomatik dhe të konsolidimit e integrimit ndërkombëtar pësoi regres pasi ajo nuk u pranua as në UNESKO dhe as në INTERPOL;
Në Janar 2016 miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të Këshillit të Europës i cili u miratua falë mungesës së përfaqesueses të Shqipërisë në këtë komitet, deputetja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj.
Amendamentet e Serbisë të cilat u miratuan dhe që kishin si qëllim kthimin e situatës së para vitit 1999 në Kosovë do të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asmblesë Parlamentare të KiE  të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë do të ishte mëse i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosoves.
Nuk është as rastësi që gjatë kohës së sundimit të Edi Ramës disa shtete tërhoqën njohjet e tyre për shtetin e Kosovës; doli në planin diplomatik ndërkombëtar projektidea serbo-ruse për ndarjen e Kosovës; u bënë nga kryeministri Rama shumë vizita në Beograd, më shumë se në Kosovë, u bënë prej tij disa përpjekje për injorimin e përfaqësimirt të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi; hodhi idenë e një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë ku si të tillë kishte parasysh veten e tij , por pasi Kosova të ndahej; provokoi pa pikë turpi në reklamat qeveritare edhe hartën e Ballkanit ku Kosova ishte brënda hartës së Serbisë; vendosi taksën e “Rrugës së Kombit” si tregues i hakmarrjes dhe të urrejtjes patologjike të tij për Kosovën. Edi Rama do mbahet mend edhe për sjellje ordinere dhe arrogante me fjalë fyese jo vetëm për politikanët e Shqipërisë por edhe për ata të Kosovës si dhe për sjellje të tjera të dëmshme kombëtarisht. Ai në mënyrë të paturp nuk takoi kryeministrin e Kosovës në ditët e tërmetit që goditi rëndë Shqipërinë, si dhe as nuk iu përgjigj kërkesës së kryeministrit KURTI të Kosovës për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit. Por ky kryeministër i Shqipërisë do të mbahet mend edhe për marrinë tjetër të tij, atë që ai i bëri padi kryeministrit të Kosovës pasi kryeministri i Kosovës demaskoi mbështetjen dhe përkrahjen e Edi Ramës për ndarjen e Kosovës.
Historia pra, shënon, shënon edhe “përkushtimin” e kryemistrit të Shqipërisë Edi Rama për pajtimin shqiptaro-serb duke cituar gjatë vizitës së tij në Beograd edhe citate të shovinistit dhe të antishqiptarit të madhj Ivo Andriq.
Historia ka shënuar tashmë për të se kur ai keqqeverisi ndodhi eksodi i madh i mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria, por madje pas vizitës së Edi Ramës në Beograd edhe nga Kosova u larguan në Europë përmes Serbisë me mijra shqiptarë të Kosovës, dhe pavarësisht se Serbia nuk e njeh Kosovën , gjatë largimit të shqiptarëve të Kosovës për në BE, Serbia ua “njohu” pasaportat shqiptarëve të Kosovës, përkohësisht sa për ta braktisur e boshatisur Kosovën.
Pra, qeveria e sotme e Tiranës është një e keqe e madhe gjithëkombëtare, dhe pashmangshmërisht ajo do të ndëshkohet. Populli tashmë është ndërgjegjsuar dhe është i bindur për domosdoshmërinë urgjente të largimit të kësaj qeverie dhe për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, qoftë edhe për një fakt, për atë se: më keq se me Ramën kryeministër kurrë nuk bëhet më, dhe që do të thotë se përmirësimi vjen vetëm duke e larguar atë pasi atij, rilindasve të tij dhe Partisë Socialiste të tij nuk u ka mbetur më asnjë moral për t’i kërkuar votën popullit për një mandat tjetër keqqeverisës. Është e sigurtë se me në pushtet të Partisë Demokratike dhe me qeverinë e drejtuar nga Lulzim Basha do të fillojë një epokë e re ndryshimi për shqiptarët, ku e para do të jetë Shqipëria dhe interesi gjithëkombëtar shqiptar, passi edhe Kosova do tëketë mbështetjen e plotë dhe të vërtete nga Shqipëria në rrugën e shtetndërtimit, të konsolidimit dhe të integrimit në organizatat dhe orgnizmat ndërkombëtarë.Me Bashën kryeministër Shqipëria do ndahet me tranzicionin traumatik dhe të , dhe shqiptarët mezi po presin ditën e votimit, ditën për ndëshkimin keqqeverisjes së Edi Ramës, të këtij dështaku e të kësaj të keqeje të madhe kombëtare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch