Home » Lajme, Opinione » Lulzim Basha përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës anti-SHBA

Lulzim Basha përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës anti-SHBA

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nga foltorja e tij Berisha kërkon doreheqjen e Lulzim  Bashës si dhe të Gazmend Bardhit dhe te  nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, që do të thotë se Berisha @ company nuk e njohin sovranitetin e PD-së, nuk e njohin Kuvëndin e 17 Korrikut 2021. Dhe nuk e njohin tani dhe pasi Berisha u shpall “non grata” dhe kur Basha në përputhje me këtë deklarim të aleatit më të madh të shqiptarëve ,pra kur nga Shteti me i fortë demokratikisht në Botë dhe kur Superfuqia e vetme botërore, SHBA, shpalli “non grata” ish-kryetarin e PD-së.

Vetëm ky fakt deklarativ i tij verteton se Berisha vuan nga deliri i madhështisë i cili urren cdo sukses, aftësi,talent si dhe për interesat e veta dhe të egos së tij shpërthen në urrejtje, cinizëm  e papërmbajtje kundër të tjerëve që nuk i binden verberisht atij dhe kunder atyre qe  nuk mendojnë si ai.          

Kjo verteton atë të cilën unë që kur u hap foltorja e tij unë e quajta atë një si grusht shteti apo puc për ta rimarrë ai dhe “elita”pranë tij drejtimin e PD-së, pra jo për të mbrojtuar sovranitetin e PD-së por për ta rrëmbyer ai përsëri sovranitetin e PD-së e për ta përdorur atë si mjet e qëllim për të mbrojtuar politikisht veten e tij dhe të grupit të interesit rreth tij.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u mbajt me 17 Korrik 2021 zgjodhi demokratikisht dhe me parimin një antar, një votë z. Lulzim Basha Kryetar të saj.

Mirëpo pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi  Parlamentar i Partisë Demokratike sepse ai u shpall person “non grata” nga SHBA  me anë të një deklarate shumë të rëndë kundër tij, menjëherë Berisha filloi të nxisë një fushatë shpifjesh, fyerjesh e akuzash kundër Bashës njësoj apo edhe më keq se Edi Rama, duke  u munduar që ta fshehë inatin e vërtetë se përse e nisi foltoren.

Dhe kjo është si një foltore hakmarrëse së pari kundër SHBA-ve dhe pastaj edhe kundër Lulzim Bashës, pasi Lulzim Basha nuk e vuri PD-në përballë dhe kundër SHBA-ve për të mbrojtur interesat personale të Sali Berishës dhe të grupit të korruptuar të interesit që i shkojnë pas atij.

Dhe jo vetem kundër Bashës por Berisha tashmë është kundër të gjithë atyre që janë dhe e mbështesin Bashën si Duma, Alibeaj, Bardhi, Rushaj e Tabaku.

Unë në një shkrim timin “Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën kryetar të PD-së”,

botuar me datë 2 Qershor 2021  te Gazeta  “SOT” që del në Tiranë si dhe në disa gazeta të tjera, 1 muaj e gjysmë   para mbajtjes së Kuvëndit kombëtar,  shkrim ku e justifikoja dhe e  arsyetoja  me fakte se Kuvëndi dhe demokratët duhej ta rizgjidhnin Bashën Kryetar të saj, ku në atë shkrim e pata cilësuar dhe  deklaruar se Basha ka edhe mbështetje nga SHBA, si dhe disa arësye të tjera se përse duhej të rizgjidhej Basha Kryetar i PD-së, dhe më kryesorja ishte se Basha duhej të rizgjidhej Kryetar i PD-së sepse ai ishte më  i duhuri që do të përballej totalisht me tërë politikën e vjetër  korruptive dhe anti-SHBA, të cilin  Basha me të drejtë “Trinomin e të Keqes” Rama-Berisha-Meta e ka etiketuar si “Trekënëshi i Bermudës”, si një vorbull gjigande  thithëse korrupsioni.

Pra Basha dhe PD janë sot  përballë  frontit total të korrupsionit dhe të politikës   anti-SHBA  

Dhe po të lexohet ky shkrim  vërehet se pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar, janë Berisha dhe foltoristët mbështetës të tij e Presidenti Ilir Meta, janë e vjetra politike dhe korrupsioni ata të cilët kërkojnë të rrëmbejnë drejtimin e PD-së dhe që ta përjashtojnë Bashën dhe elitën e re politike të dalë nga Kuvëndi legjitim i 17 Korrikut 2021.

Kundër Bashës është edhe rilindja e socialistëve të Edi Ramës si pushtet i korrupsionit dhe hajdutërisë aktuale institucionale.

 “Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën Kryetar të PD-së”  Nga Skënder Sadri Kapiti

Demokratët ose me të  vjetrën, ose me SHBA-të, me demokracinë, integrimin, me VETING-un e me antikorrupsionin.

Tashmë me ndëshkimin dërrmues që mori Lëvizja Socialiste për Integrim  me 25 Prill 2021, dhe  kryesisht këtë ndëshkim e mori prej ndërhyrjes në zgjedhje të ishkryetarit dhe kryetarit faktik të saj, të   Presidentit politiko-lsist Ilir Meta, si dhe me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokratët duhet të maten e të peshojnë mirë zgjedhjet që do të zhvillojë për Kryetar të saj,Partia Demokratike me 17 Korrik 2021

Antarët e Partisë Demokratike duhet të reagojnë e të reflektojnë drejt dhe mendueshëm se cilat janë arsyet se përse Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet.

Nuk është faji i Lulzim Bashës por që me siguri po e them se me Lulzim Bashën kryetar, Partia Demokratike mori një rezultat të paarritshëm nga kushdo  po të kishte qenë Kryetar i Partisë Demokratike  dikush tjetër.

Rezultati i zgjedhjeve dhe atë që arriti Partia Demokratike është meritë e Lulzim Bashës  pavarësisht paligjshmërisë, krimit dhe batërdisë  që bëri pushteti korruptiv  i Edi Ramës me blerjen e votës.

Lulzim Basha ka meritën se ai e hapi PD-ne duke ftuar dhe dhënë Partisë Demokratike karakterin gjithpërfshirës, edhe themeluesve dhe të “vjetërve”, asaj  që njihet si e djathta tradicionale, por edhe brezit të ri dhe pakënaqësisë e zhgënjimit gjithpopullor.

Kundër Lulzim Bashës punuan  ata të cilët ishin të degraduar e të konsumuar, kundër Lulzim Bashës ishin dhe vepruan hapur si dhe  shumë të tjerë  me indiferentizëm tinzar e djallëzor.

Kundër Bashes dhe Partisë Demokratike punuan  ata të cilët e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike për interesa personale e familjare kur ajo ishte në pushtet , e ku më të shquarit e tipikët janë Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Topalli, Murrizi, Hajdari, Patozi, Rusmajli, Imami, Ristani etj., si dhe sidomos  ish Presidenti Bujar Nishani, ku ky i fundit një egoist i pacipë që si askush tjetër, ai me farefis përfitoi  poste e detyra shtetërore te larta kur PD ishte në pushtet, dhe ky ishPresidenti i  Berishës   kurrë nuk përdori një agresivitet dhe as angazhim politik në fushatë kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 se sa tani kundër Lulzim Bashës.

AntiBashët mezi paskan pritur që t’i turren Bashës me lloj-lloj shpikjesh e akuzash shpifarake.

Dhe nuk është e vështirë për t’i lexuar ata pasi humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike ata ia faturojnë Lulzim Bashës dhe jo fakteve e realiteteve të mësipërme.

Lulzim Basha i duhet PD-së si  kryetar i saj për ta përmbushur vizionin dhe misionin historik e që janë tansformimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, kthimi i saj në pushtet, kthimi i demokracisë në Shqipëri, lufta kunder krimit e korrupsionit të lartë shtetëror, ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor, ndarja me tranzicionin dhe integrimin e Shqipërisë.

Kjo realizohet nga PD me kryetar Lulzim Bashën sepse me misionin dhe me vizionin e Lulzim Bashës për Demokracinë, për VETING-un  dhe për ndëshkimin e korrupsionit dhe  për integrimin  e Shqipërisë Basha ka mbështetjen e SHBA-ve.

PD-ja më së shumti e ka pësuar nga alenca me të tjerët dhe me LSI-në pasi kushtëzimi i pushtetit të PD – së prej aleatëve  e ka detyruar Qeverinë Berisha që t’u jape atyre  “lejen” dhe miratimin për vjedhje e korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka përgjegjsi për “non grata”-n amerikane për Berishën dhe as për këto që citova më lart, ashtu sikurse edhe nuk ka përgjegjsi për atë se Sali Berisha, Ilir  Meta, Presidentët Topi e Nishani,  Kreshnik Spahiu, ish kryeprokurori Llalla  ishin ata të cilët montuan një sistem gjyqësor politik  e korruptiv,sistem i cili kishte marrë peng zhvillimin, drejtësinë, korrupsionin, integrimin, shtetin dhe demokracinë, sistem  që u shërbeu atyre dhe interesave të tyre.

Dhe prandaj edhe janë pikërisht këta që e pengojnë demokracinë dhe që e sabotuan miratimin e VETING-ut dhe që ankohen edhe sot për SPAK-un.

Me Bashën janë të gjithë ata demokratë që e kanë pësuar rëndë nga drejtësia, nga gjyqtarët e prokurorët e sistemit kriminal të drejtësisë.

Me Bashën janë edhe të gjithë  të pëndjekurit dhe ishpronarët e zhgënjyer e të mashtruar prej 30- vitesh; janë rinia, studentët dhe ata që nuk e shikojnë dhe as nuk e kërkojnë zgjidhjen  në eksod por në Shqipëri; janë  me Bashën të pakënaqurit, fermerët, mësuesit, mjekët dhe shtresa e mesme e popullsisë.

Prandaj duhet votuar Basha për kryetar edhe që të  lirohet, të demokratizohet e të cpengohet Partia Demokratike nga interesaxhinjtë e xhambazët që e shohin PD-në vetëm si strehë, si mjet, si avokati politike dhe si mundësi përfitimesh e favoresh personale”.

Me 2 Qershor 2021

Shënim: Më vjen habi se si ka mundësi që disa intelektulëve nga Shqipëria e diaspora u ka mbetur koha shumë mbrapa dhe i shikojnë gjërat akoma  nga këndvështrimi i asaj kohe, të viteve 1990-92. Por si ka mundësi që edhe disa intelektualëve e profesorëve nga Kosova  të cilët me të drejtë kanë kritikuar ish-Presidentin Thaci, ishkryeministrin e ish-Kryetarin e LDK-së Mustafa dhe ish-Pushtetin e PAN e PLAN, dhe kanë kontribuar për ndryshimin dhe për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin; si ka mundësi që në Shqipëri disa prej tyre nuk mbështesin Ndryshimin dhe Lulzim Bashën, pra nuk mbështesin të  renë politike e antiKorrupsion në Shqipëri. Pra pse ata nuk janë edhe në një linjë as me SHBA-të por mbështesin rikthimin e riciklimin e politikës së vjetër e të non-gratave.Kjo është për ta sikur p.sh. edhe  ta mbështesin edhe rikthimin e Mustafës e Thacit

Sa mirë ju mediatikë e profesorë të Kosovës jeni pro SHBA-ve, u jeni shumë mirënjohes atyre për atë kontribut të madh e të jashtëzakonshëm që SHBA kanë dhënë për shqiptarët e për Kosovën; sa mirë ju profesorë e intelektualë të Kosovës bëni që kërkoni ndihmë nga SHBA për të bërë Vetting-un në Kosovë si në  Shqipëri.Po pse disa prej Jush silleni  me dy standarde?! Dhe kjo sjellje e juaj a mos do të thotë interes e hipokrizi intelektuale ?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress