Home » Lajme, Ndërkombëtare » Lunaçek: Veriu dhe Presheva të trajtohen njësoj

Lunaçek: Veriu dhe Presheva të trajtohen njësoj

PRISHTINE- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek  ëhstë shprehur sot se, të drejtat që do të kenë serbët në veri, duhet t’i gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ky është edhe principi i Bashkimit Evropian. Në shumë vende të BE-së kemi minoritete, që kanë të drejta të barabarta në të gjithë familjen evropiane, kanë të drejta për përdorim të gjuhës dhe qasje në shërbime të ndryshme por edhe shumë të drejta të tjera. Këto të drejta i kanë minoritete në BE dhe të njëjtat duhet ti kenë pakicat qoftë në Kosovë, Serbi apo në cilindo vend të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo në një intervistë për Radio Dukagjinin.

Takimin e mundshëm të presidentes Jahjaga me homologun saj serb, Tomislav Nikoliç, Lunacek e ka cilësuar si një sinjal që Serbia po lëviz drejt njohjes së Kosovës.

“Presidentët e dy shteteve të pavarura do të takohen ndërmjet vete. Ky është një sinjal i mirë për Kosovën në prag të shënimit të pesë vjetorit të pavarësisë. Gjithë këtë ne duhet ta shohim se Serbia me Qeverinë aktuale është duke bërë hapa të ndryshëm që një ditë do të dërgojnë drejt njohjes së Kosovës, e di se kjo nuk do të ndodh nesër siç unë dhe shumë kosovar do të dëshironin” tha eurodeputetja austriake .

Ajo ka potencuar se nuk pret nga Nikoliqi që të deklaroj se me shtrëngimin e duarve me Jahjagën, Serbia po e njeh Kosovën, porse sipas saj, në politikë, simbolet dhe imazhet janë shumë të rëndësishme dhe flasin çartë.

/Panorama/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch