Home » Opinione » Lundrimi nëpër Iliri-Histritët

Lundrimi nëpër Iliri-Histritët

Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Ç`farë krenarie të mbërthen  kur lundron nëpër historinë e të parëve ;dhe nuk je i ”zbritur ” nga  paramendimet dhe sajimet e të pa origjinëve.. Kemi me çka të krenohemi.Kemi për çka e për kë të flasim.

Pas vizitës së  Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem Adriatikut përpjetë dhe mbërrijta tek Histritët . Po e madhe paska pas qenë Iliria!

Të gjithë e njofin tokën e rrethur nëtë tri anët nga Deti Adriatik  në verit tëkëtij uji që dintë të lagë tokat e të parëve tanë- Histria ( sot Istra)

Të mirat gjeografike të Istres përbëhen nga mali Uçka, e cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria , lumenjëve Drqagonja, Mirna, pazinçica dhe Rasha( sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe  gryka detare e Limit.Istriae sotit shtrihet ne tri shtete : në Kroaci ,në Itali dhe në Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banprëve të pare Ilir ) i takon Kroacisë. Qytetet e njohura të Histrisë sot janëPula, Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini, Motovuni,Buzeti dhe Buja.. KurseHistrisë ” sllovene “  i takojnë Piari, Izola,Kopri dhe Kozina.Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” eështë ajo Italiane ( medet!)

 

Në gadishullin e Istrias ,njeiru e filloi jetën e e tij  (sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori.Banorët e herëshëm jetonin në shpella .Zbulimet e fundit në shpellëne Shandalit afër Pulës treguan se u gjetën  mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e Histrisë  ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin  e Europës.

 

Shenimet tregojnë  seIstria   që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët , fis Ilir sipa tëcilëve edhe Histria e muarr emrin. Koha e hekurit ( Një millennium para Krishtit ),Histria pra banohej nga Ilirët histrit.

Të shetisim pak në të kaluarë e largët të Istrias së sotit : Evidenca e pranisë së Homo erectusit të vjetër 1 milion vjetë  u gjet në shpellën e Shandalit ,pra.( Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library (2010)Po, gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit(6000-2000 vjet prK)

tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndyshme të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjajshme me ato të gjetura rreth Danubit në Dardani .( Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992)

 

“Llojllojshmëria, madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht  për angazhimin e madh të Muzeut Arkeologjik, Muzeut Historik ,Muzeut Etnografik ,Muzeut nativ të Kroacisë  për ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë , në trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)” E na , ku jemi , çka punojmë për  ruajtjej e krenarisë sonë?Pobrezat tonë të ardhëshëm?

 

Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e herëshme e Paleolitikut , punëdore e njeriut parahistorik 2milion e 800 mijë vjet e vjetër  ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e Romualdit në kanalin e Limit u gjetë gjurmet e vjetra 40.000-10.000 vjet. ( burime kroate)

 

Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres  duhet shkojmë largë në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë  shofim se biletat e natyrës na ishin dhënë shumë herët në parahistori. Në fillim të Kohës së Bronzit  ,banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit.Ata e bënë Pulan , histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve-Polai.

Por ,me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti ,Romakët e pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit.

 

Kufinjte e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve , e AustroHungarisë. Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfitetrot më të mëdhenj në Botë dhe Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK. Ndërtime e bukura vendikase gjenden po aty Imperatoria Austro -hungareze i ka lënë edhe ajo gjurmët e saj në mënyrë të shkëlqyer ,( E , si nuk e patëm fatin të ishim së paku 200 vjet ndër Austro-Hungari; dhe do të ishim ndryshe.)

Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonave të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shkyejnë ,dhe këto vende që memzi i kemi rujtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurr nuk ndalet.

Romakët i përshkruanin Histritët si piratë të egjër të mbrojur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur  vetveten.Posot?

 

Fahri Xharra,03.04.13

Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch