Home » Lajme, Rajonale » Lushtaku dhe katër të tjerë ndalen në mbajtje

Lushtaku dhe katër të tjerë ndalen në mbajtje

Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje. Këtë e ka konfirmuar avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci. Përveç Lushtakut, për njëzetekatër orë janë ndaluar edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi.

Avokati i Kryetarit te Skenderajt ka thënë se Sami Lushtaku nuk është marrë në pyetje, por vetëm atij iu është kërkuar ti jap të dhënat personale.

”Me kërkesë të prokurorit special sot Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje policore. Ai dyshohet se ka kryer krime lufte dhe ka shkelur konventën e Gjenevës”, tha Koci.

”Ai është i pafajshëm. Besojmë se shumë shpejt do të qartësohet kjo çështje. Nesër ai do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë për paraburgimin eventual”, shtoi Koci, për Express.
”Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”, thuhet në komunikatën e publikuar nga EULEX-i.

Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch