Home » Lajme » Lutfi Haziri: Besoj që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

Lutfi Haziri: Besoj që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili njihet si një përkrahës i palodhur i idesë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovë edhe sot ka postuar për bashkimin e Luginës me Kosovë duke theksuar:

“Jam shumë krenar që sot, shtatë vite më parë, kam qenë sponsoruesi i Rezulutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila mori përkrahjen e shumicës së madhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës. Por, më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj. Dhe në fund, vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet!”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch