Home » Lajme, Politikë » LVV dhe LDK nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje

LVV dhe LDK nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime nga këto parti kanë thënë se Glauk Konjufca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin organet e tyre drejtuese.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbaj seancë ku do të votohet qeveria e re.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch