Home » Lajme » M.City i pandalshëm – vazhdon me goleada

M.City i pandalshëm – vazhdon me goleada

Manchester City ka shënuar edhe fitoren e tretë gjatë tre javëve në Premier League, kësaj rradhe duke e mposhtur Tottenhamin me një rezultat bindës prej 5-1.

Ndeshja filloi në mënyrë dramatike dhe shumë e shpejtë në mesfushë. Që në fillim të takimit është parë një stabilitet më i lartë i Manchester Cityt.

Në minutën e 34-të Samir Nasri pason për mrekulli deri te Edin Dzeko i cili shënon për të zhbllokuar rezultatin.

Pas këtij goli Gareth Bale pati një rast të 100% por nuk arriti të shënoj gol përballë portierit Hart.

Katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, përsëri Samir Nasri harkon deri te Edin Dzeko i cili shënon një gol fenomenal me kok për 2-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 për Cityn duke lënë gjithçka për pjesën e dytë.

Në minutën e 55-të, Yaya Toure pason deri te Edin Dzeko i cili shënon golin e tij të tretë personal dhe të tretin për klubin e tij në këtë takim, 0-3.

Pesë minuta më vonë padyshim lojtari më i mirë në këtë takim së bashku me Dzekon, francezi Samir Nasri përsëri asiston kësaj rradhe te Aguero i cili shënon për 4-0.

Golin e nderit për Gjelat e shënoi Kaboul në minutën e 68 pasi shfrytëzoi një top të mirë nga Van der Vaart.

Deri në fund të takimit dyshja Nasri-Dzeko rrezikuan disa herë portën e Tottenhamit por Dzeko nuk ishte konkret në rastet që i pati.

Atëherë kur pritej të përfundoj takimit, Edin Dzeko del përsëri në skenë duke shënuar një eurogol me të majtën e tij për të fundosur plotësisht, Tottenhamin, 5-1.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në majen e tabelës së Premier League duke mbledhur plotë 9 pikë nga tre ndeshje ndërsa Tottenhami ende nuk ka arritur të fitoj asnjë pikë.

City kështu fiton në White Hart Lane kundër Tottenhamit pas tetë viteve pasi fitorja e fundit e ishullorëve në këtë stadium ishte në vitin 2003, me rezultat 2-0.

He feels that it’s unfair to where to buy essays deduct a service charge every time he makes a purchase with his card because it’s my money

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch