Home » Lajme, Vendore » Majkëll Kirbi: Unë duhet të vi më shpesh në Preshevë dhe të mësoj sa me tepër për këtë vend

Majkëll Kirbi: Unë duhet të vi më shpesh në Preshevë dhe të mësoj sa me tepër për këtë vend

Preshevë 3 Prill 2013 – Unë duhet të vi më shpesh në Preshevë dhe të mësoj sa me tepër për këtë vend, ka deklaruar sot gjatë qëndrimit në Preshevë, ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Majkëll Kirbi. Ai fillimisht u takua me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ku diskutuan për bashkëpunimin me TK, për dialogun që po mbahet në Bruksel dhe për ardhmërinë e Preshevë. Ambasadori amerikan ka folur për modalitetet se si duhet të sigurohen vende të reja të punës, si të bëhet zhvillimi ekonomik dhe tregtia e lirë në rajon. Kryetari I komunës, Ragmi Mustafa njoftuoi ambasadorin për ngjarjet politike në vend në periudhën kohore nga nëntori I vitit të kaluar. Vetëm angazhimi I përbashkët I të gjithëve mund të sjellë realizimin e prioriteteve të qytetarëve tanë tha ndër të tjera zoti Mustafa. Në kuadër të qëndrimit të sotshëm në Preshevë ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Majkëll Kirbi, kryetari I komunës Ragmi Mustafa, Kryetari I Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe Sekretari shtetërorë I ministrisë për rini dhe sport, Nenad Borovcanin kanë vizituar ndërmarrjen private Nura Plast në Preshevë.

Jam I kënaqur që jam sot me përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe qendrore në kompaninë që punon mirë dhe jam I impresionuar për kualitetin që ka dëshmuar kompania Nura tha ndër të tjera ambasadori amerikan Kirbi. TK ka ndihmuar kompaninë Nura me mjete financiare për sigurimin e makinave që ndihmojnë prodhimin me kualitativ potencoi kryetari I TK. Në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare shpresojmë në ndihmat dhe garancat që në periudhën e ardhshme do të kemi mbështetje edhe më të mira për të ndihmuar ekonomitë e vogla dhe të mesme në komunën e Preshevës. Qeveria serbe është e interesuar të ndihmojë zhvillimin ekonomik në Preshevë duke dhënë parcela që do të ndihmojnë zhvillimin e zonave industriale. Jemi sot këtu për të bërë plane të përbashkëta se si të ndihmojmë të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin duke stimuluar ata që të rrinë në vendlindjet e tyre deklaroi para mediave sekretari shtetërorë I ministrisë për rini dhe sport. Ndërsa pronari I kompanisë Nura Plast, Besnik Selimi, shpreson se në të ardhmen do të kenë ndihmesa më të mira nga përfaqësuesit lokal, qeveritarë dhe ndërkombëtarë. Sipas tijë kapaciteti I punëtorëve ekziston por duhet që të investohet për zhvillim ekonomik. Vizita e ambasadorit Majkell Kirbi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme në komunën e Bujanocit.

(RTP)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch