Home » Lajme, Sport » Majlinda Kelmendi: Gjithmonë dua të fitoj medale të reja

Majlinda Kelmendi: Gjithmonë dua të fitoj medale të reja

Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi, në një intervistë ekskluzive për RTK-në në Minsk, ka deklaruar se përkundër faktit se është kampione olimpike dhe botërore vazhdimisht është e uritur për suksese të reja. Dhe këtë e konfirmoi edhe në garat e djeshme në Lojërat Evropiane Olimpike në Bjellorusi.

Në pyetjen e RTK-së se si ndihen kundërshtarët e saj kur ballafaqohen me kampionen olimpike, Majlinda theksoi se motivi tek ato është gjithmonë i madh.

“Natyrisht motivi është i madh, por unë harroj që jam kampione e botës dhe  olimpike. Dua të mendoj vetëm për medalje të reja”, ka thënë Majlinda.
 

Ajo është mirënjohëse për përkrahjen që e mori në finale për medalje të artë ndaj ruses Natalia Kuziutina, e cila e kishte përkrahjen e shtetit fqinj, Bjellorusisë.

“Keni mundur ta vëreni në finale çfarë atmosfere ishte. I gjithë publiku ka qenë me Kuziutinen. Mirëpo, as unë nuk kam qenë vetë, kam pasur përkrahës në sallë. Nëse ata thoshin Rusia, tonët thoshin bravo Majlinda. Lufta ka qenë shumë e fortë, por unë e jap gjithmonë 200 për qindëshin”, ka shtuar Majlinda.

E pyetur çfarë e mban të motivuar, 28-vjeçarja tha: “Kurrë nuk jam e kënaqur, dua gjithmonë të fitoj dhe të jam në krye, kjo është arsyeja pse punoj kaq fort”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch