Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Majlinda provon të bëhet për të tretën herë kampione e Evropës

Majlinda provon të bëhet për të tretën herë kampione e Evropës

Xhudistja pejane shpreson që për herë të tretë të shpallet kampione e Evropës. Ajo është edhe kampione e dyfishtë e botës dhe një herë fituese e medaljes së artë olimpike.

Më 20-23 prill në Varshavë të Polonisë do të mbahet Kampionati Evropian i xhudos, ku do të marrin pjesë edhe xhudistët nga Kosova, njofton albinfo.ch.

 

Në mesin e tyre do të jetë edhe Majlinda Kelmendi. Xhudistja pejane shpreson që për herë të tretë të shpallet kampione e Evropës. Ajo është edhe kampione e dyfishtë e botës dhe një herë fituese e medaljes së artë olimpike.

 

Mediat ndërkombëtare e kanë favorizuar në masë të madhe Majlindën dhe vetëm ndonjë befasi mund të bëjë që ajo të mos fitojë medaljen e artë.

 

25-vjeçarja është e para në renditjen e përgjithshme botërore dhe ndër xhudistet më të mira në botë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch