Home » Lajme, Ndërkombëtare » Makolli: Shqiptarët e Luginës e kanë vendin në Luginë

Makolli: Shqiptarët e Luginës e kanë vendin në Luginë

Serbia është e vetëdijshme se të gjitha të drejtat që ka këkruar për serbët në veri do të jetë e detyruar t””ua njoh edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kështu ka deklaruar ministrii diasporës, Ibrahim Makolli gjatë takimve me shqiptarë ne SHBA ku ai po qëndron për viztë. Makolli është shprehur kundër rezervimit të vendeve në Institucionet e Kosovës për shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit.

Makollit i janë drejtuar shumë pyetje lidhur me gjendjen aktuale liritë dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshëvës. Udhëheqësi i shoqatës së Kosovës Lindore, Shaban Mehmeti kërkoi që në institucionet e Kosovës të ketë përfaqësues të tyre nga Presheva Medvegja e Bujanovci. Por Makolli tha se shqiptarët janë në vendin e tyre aty ku janë dhe aty duhet ti gëzojnë të drejtat që u takojnë.

Me rezervimin e vendeve brenda Kuvendit të Kosovës, sipas tij, nuk do të ndihmoheshin shqiptarët e Luginës dhe vlerësoi se në rastet kur flitet për gjëra të mëdha emocionet duhet lënë anash. “Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale, Kosova dhe Shqipëria, që shqiptarët në Luginën e Preshevës të gëzojnë të drejtat e tyre aty”, tha ai.

Makolli po ashtu tha se edhe në biseda me Serbinë, nuk është anashkaluar tema e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. ”Serbia duhet ta kuptojë se shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk e rrezikojnë shtetin e Serbisë”, tha ai.

Por Makolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që Serbia edhe mund të përpiqet të tregojë forcën e vet duke u përpjekur që të bëjë ndarjen e shqiptarëve në atë pjesë dhe se pa të drejtë ka frikë shqiptarët e atjeshëm.
(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch