Home » Histori, Lajme » Malazezët nuk janë serbë !

Malazezët nuk janë serbë !

Malazezët , këto vitet e fundit pas ndarjes nga Serbia kanë filluar me të madhe të distancohen nga teoria e njohur që edhe ata janë serbë . Ata e duan identitetin e tyre si komb  në vetvete ; dhese serbizimi sipas tyre ishte pasojë e një propagande të madhe gjatë dy shekujve të fundit .
Kësaj radhe  do i ceku vetëm disa aspekte të provave të tyre bindëse se nuk janë serbë pa u futur në debat me ata se deri ku shkon argumentimi i tyre. E rëndësishme për ne është se ata duan të shkëputen nga varësia serbe sa i përket identitetit. Serbizimi ishte vetëm motiv politik gjatë gjithë kohës.
Shtypi pro kombit malazez  shkruan “ E tëra filloi me “Načertanijen “ programin e fshehtë serbomadh të  vitit 1944 ku urdhërohet “ ndikimi i Serbisë në Shqiptarët verior (sjeverne Arbaneze) dhe në Malin e Zi “ dhe ku propozohet instalimi i agjenturës ( spiunazhit) në këto vende fqinje” . Serbia le ta ndjekë shembullin e Rusisë dhe le ti jep vladikës mbështetjen e madhe në para- Serbia në këtë mënyrë me një çmim të vogël do ta ketë miqësinë e këtij vendi, vend i cili në çdo kohë mund t`i ofron 10 mijë ushtarë malësor (brdnih vojnika ).
Pastaj malazezët e vërtetë e japin edhe këtë; “ Për malazezët e vjetër fjala “ Turk “ e kuptonte muslimanin , thirrja “ Latin “ – katolikun, dhe “ Srbin “ – ortodoksin, pa marrë para syshë përkatësinë fetare. Përndryshe kur Mali i Zi ishte nën juridikcionin të Patriarkanës serbe  të Pejës (1557-1766) , për  malazezët ortoksia në vlerësimin e popullit ishte ‘ Besimi  serb “ Këte e verteton edhe letrari çek Josef Holeček, dobar poznavalac Crne Gore.”
( Po e përseris , që këto janë vlerësime të vet malazezëve të sotëm)
Sipas shkrimtarit Sima Matavulj  ;” Edhe deri në në bregdet “Srpstvo” ( serbizmi ) ka kuptim vetëm fetar ortodoks ( pravosllav , si e quajnë ata ) :
Malazezët nuk janë serbë - 2

Shkojmë më tutje : “ Edhe për Mark Milanin thirrja “ Serbin” është kuptim fetar, në tekstin e tij ”PRVA POHARA KUČA” lexojmë”…… Kur dëgjoi veziri i Shkodrës, ai veproi kështu: ‘ I bleu Kuqet ,  (i korruptoi disa nga fisi Kuqi) që ata ndërveti të tradhtohen , dhe i shkoi  për dore shumë lehtë dhe kështu duke marrë para nga turqit u tradhtuan.  Ja emrat e tyre :  Lulaj Pellumbi , Turk nga fshati Ledinë. Pal Lekaj , latin nga një fshta tjetër ; Punani , serb nga Berova Beqo Saviqev , serb nga Lijeva Reka  (Ljulja Palumbov, Turčin iz sela Ledina, Pale Lekin, Latinin iz sela Banjkana, Punan Dedin, Srbin iz sela Berove, Bećo Savićev, Srbin iz Lijeve Rijeke.
Oni su četvorica uzeli iz Turaka po kapu pulja.”)

“Mark Milani , termin Serb nuk e kishte për etni por vetë për përkatësi fetare ; sepse kombësia Latine nuk ekziston, në fisin e Kuqve nuk kishte turq , tek Kuqet nuk kishte as serb nga kombësia ,’ pra termat turk , latin dhe serb ishin thjeshtë përkatësi fetare .

Malazezët e sotëm shkruajnë :  “Mitin  i Kosovës Millosh Obiliqin do e sjellë në Mal të Zi , në shek. 19-të spiuni dhe propaganduesi serbomadh Simo Milutinović Sarajlija icil disa vjet ka qenë edukator i Njegoshit në Cetinje.  Dhe, më e rëndësishmja thonë malazezët sot që kulti  i Sveti Savës ka ardhur nga Serbia në shekullin 19-të e kjo shihet që edhe Njegoshi nuk e ka përmendur asnjë herë . Malazezët dikur quheshin Dokleat e më vonë edh të Zetës . Serb, nuk ishin kurrë”
“Dukla ka qenë vend katolik. Nga 1089 , peshkopata e atëhershme e Tivarit me urdhrin  e Papës u ngrit në rang më të lartë… Por në shekujt e më vonshëm me sundimin e Nemanjasve , ortodoksia u bë fe e këtyre anëve.
Pra edhe një herë , këto janë disa nga mohimet e malazezëve të sotëm që janë serb , dhe që serb  ishte vetëm term fetar ortodoks ( pravoslav).
Malazezët nuk janë serbë - 1

Herën tjetër :
-“Antropologjia biofizike e ka vërtetuar se malazezët  nuk janë të ardhur si serbët
(Biofizička antropologija je potvrdila: Crnogorci su starośedioci )
-A e dini që Stefan Nemanja ishte katolik ?  (DA LI ZNATE DA JE STEFAN NEMANJA BIO KATOLIK? Evo i zašto! )

Fahri Xharra,01.06.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch