Home » Lajme, Vendore » MALËSIA, KËSAJ RADHE, ME REPUBLIKANËT

MALËSIA, KËSAJ RADHE, ME REPUBLIKANËT

Republikanet ne Malsin e Bujanocit-1Partia Republikane e udhëhequr nga Avdil Ramadani, nis fushatën elektorale në Malësi të Bujanocit, prej nga e ka origjinën edhe Lista e kandidatëve të saj për këshilltarë komunalë.

Me një spektakël madhështor, nën tingujt e zurnes dhe daulles, Qarri dhe qarrjanët ishin shumë miqësor me republikanët, duke u rreshtuar me ta në rrugën e reformave dhe ndryshimeve në qeverisjen lokale të Bujanocit.

Republikanet ne Malsin e Bujanocit-2Me moton: “Era e ndryshimeve fillon me republikanët” dhe numrin rendor 10, shpaloset programi zgjedhor i partisë, e cila ka një vizion të qartë për zgjidhjen e problemeve në Malësi.

Banorët e Qarrit, vendi ku e kishte selinë ish Shtabi i UÇPMB-së me Komandant Rebelin, gjatë këtij tubimi elektoral, nuk lanë pa kritikuar pushtetet lokale, të cilat për 16 vjet nuk kanë arritur të investojnë asnjë projekt në Malësi të Bujanocit. Po ashtu vërejtje patën edhe banorët e Pribocit, vendbanime të zonës kufitare, të cilat shtrihen shumë afër njëra – tjetrës.

Në Muhoc, republikanët promovuan kandidatë e mundshëm për këshilltarë komunalë, të cilët nuk mbajnë numrat nga 15 deri 41, siç ngjet me partitë e tjera, por mbajnë numrat e parë të listës zgjedhore.

Ramiz Rashiti, njëri nga kandidatët e mundshëm për këshilltar komunal nga radhët e republikanëve, u zotua se në Kuvendin e ardhshëm të Bujanocit, zëri i malësorëve do të jetë më i fuqishëm dhe më vendimmarrës.

Në fund, republikanët bënë homazhe para Lapidarit të Komandant Rebelit dhe dëshmorëve të tjerë të UÇPMB-së, duke sjell një mesazh para malësorëve, kudo që gjenden ata, ta votojnë Listën e tyre e mos të lakmojnë Listat e tjera, të cilat qe 4 mandate – 16 vjet, i kanë shfrytëzuar për qëllime përfitimesh nga zonat ku i kishin selitë partitë, duke u kthyer në një politikë korruptive, nepotiste e lokaliste.

Ka ardhur koha e ndryshimeve e ato vijnë me Republikanët, e nr 10, oferta më e sinqertë, që kanë pasur malësorët ndonjëherë në historinë e tyre shekullore, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch