Home » Lajme, Rajonale » Mali i Zi lejon përdorimin e flamurit shqiptar

Mali i Zi lejon përdorimin e flamurit shqiptar

Parlamenti malazez ka miratuar me 41 vota pro, Projektligjin për simbolet kombëtare.

Projektligji është hartuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, nga shqiptarët e Malit të Zi, ndërkohë që është fshirë totalisht neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar.

Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të malit të zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Mehmed Zenka tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën shumënaconale të Malit të Zi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch