Home » Lajme » Malisheva në festë

Malisheva në festë

Festa me limajnPas lajmit për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, Malisheva ishte në festë. Po ashtu edhe banorët e Prizrenit, pritën ngrohtë Nexhmi Krasniqin, Drejtor i Policisë në Prizrenit.
ytetarët shprehen të kënaqur që më në fund drejtësia triumfoj dhe ish luftëtarët e UÇK-së, u kthyen pranë të dashurve të tyre.

Festë kishte edhe në selinë e *Iniciativës Qytetare* në këtë komunë. Kryetari i kësaj iniciative, Ragip Bega, thotë se Malisheva , sot për të tretën herë po kremton fotoren e së vërtetës, mbi luftën e pastër të UÇK-së.

Atmosferë festive mbretëroi edhe në qytetin e Prizrenit, ku qytetarë të shumtë kishin dalë të presin Nexhmi Krasniqin, drejtorin e policisë rajonale të Prizrenit, i cili ishte përballur me drejtësinë për rastin e shumëpërfolur *Kleçka*, bashkë me Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët tjerë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch