Home » Sport » Man. United interesohet për shqiptarin Xhaka

Man. United interesohet për shqiptarin Xhaka

Eleminimi i Manchester United nga Champions League sigurisht që e ka bërë të reflektojë trajnerin Alex Ferguson që mbase si askush tjetër në botë e kupton më mirë se kur një cikël futbollistësh ka mbaruar dhe është i aftë të bëjë ndryshimet e menjëhershme pa ndonjë efekt negativ.
Me hapjen e merkatos dimërore trajneri skocez duket se ka vënë si prioritet një mesfushor me tipare sulmuese, ku shpresat e pakta për të arritur tek Wesley Sneijder e kanë detyruar atë të hedhë sytë nga talenti i Basel, Granit Xhaka. Sir Alex Ferguson pasi e ka parë edhe në fushë në të dy takimet ku Manchesteri i tij u përballë me Baselin që ishte pikërsiht skuadra që e largoi nga Champions ka vendosur ta afrojë në Old Traford që tani talentin 19 vjecar zviceran.
Sulmuesi i lindur në Gjilan të Kosovës, pavarësisht moshës së tij të re është një nga pikat më të forta të Baselit dhe paraqitja e tij e mirë ka bërë që jo vetëm Manchesteri por edhe shumë skuadra të tjera evropiane të hedhin sytë nga ai. Klubi gjerman i Hamburgut është një nga pretendentët kryesor për marrjen e Xhakës pasi mendohet se kanë bërë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të klubit zviceran që nga ana e tij po vlerëson me kujdes situatën për të marrë maksimumin e mundshëm nga futbollisti i tyre. Granit Xhaka ka luajtur 6 takime me përfaqësuesen zvicerane ku ka arritur të shënojë edhe një gol.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch