Home » Lajme, Opinione » Manifestim që bashkon krijues të diasporës shqiptare, por edhe suedez

Manifestim që bashkon krijues të diasporës shqiptare, por edhe suedez

Manifestimi letrar “ Sofra poetike” që do të mbahet në Boros të Suedisë, qëllim kryesor ka ruajtjen dhe kultivimin e poezisë shqiptare në dhe të huaj 

Xhavit ÇITAKUShkruan: XHAVIT ÇITAKU

Qendra kulturore shqiptare “ Migjeni” dhe Shoqata e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi për herë të gjashtë organizojnë manifestimin letrar “ Sofra Poetike” i cili tashmë është bërë një aktivitet tradicional. Qëllimi i këtij evenimenti kulturor është që ruhet dhe kultivohet poezia shqipe si dhe që të forcohet edhe më bashkëpunimi i krijuesve shqiptar dhe atyre suedez. Për shkak të rëndësisë që ka ky tubim i fjalës së bukur shqipe, pritet që edhe kësaj radhe të marrin pjesë poetë nga  shtetet skandinave, Shqipëria e Kosova dhe pjesët tjera etnike shqiptare, nga shtetet evropiane dhe kolegë nga Suedia, si dhe dashamirë të tjerë të këtij zhanri krijues, të cilët do të pasurojnë këtë manifestim që do të mbahet në Boros të Suedisë në fillim të prillit të këtij viti.

Tashmë në adresë të të shoqatës “ Migjeni” kanë arritur në numër i konsiderueshëm i poezive nga krijues shqiptar, por edhe atyre suedez, sepse ky eveniment ka edhe karakter garues, apo thënë më mirë se juria e formuar do të zgjedh krijimet më të mira letrare, poetin më të suksesshëm, poezinë më të mirë që i kushtohet kurbetit, librin më të mirë dhe prezantuesin më të mirë të punimit poetik.

SHSHKSH “ Papa Klementi XI Albani dhe Shoqata “ Migjeni kanë për qëllim, po ashtu, që duke organizuar këtë manifestim dhe të tjerë të ngjashëm t’i bashkoj krijuesit shqiptar të trungut shqiptar, sidomos ata që jetojnë në dhe të huaj, ata suedez dhe dashamirë të fjalës së bukur shqipe. Po ashtu, gjatë këtij manifestimi krijohet një mundësi e volitshme për të shkëmbyer përvoja në fushën e krijimtarisë në shtetin ku ata punojnë e krijojnë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch