Home » Opinione » Manovrat politike në Kosovën Lindore – THIRRET KUVENDI I PAKUVEND…

Manovrat politike në Kosovën Lindore – THIRRET KUVENDI I PAKUVEND…

Manovrat politike në Kosovën Lindore

 

THIRRET KUVENDI I PAKUVEND…

Nuk ka mbetur më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e rregullta lokale dhe parlamentare të këtij viti e individë e grupe partiake, po mundohet të blejnë poena të lirë politik, duke manipuluar me mandatet e këshilltarëve shqiptarë.

Të parit, të cilit i ra ndër mend, thirrja e seancës së përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është natyrisht ideja e Riza Halimit, kryetar i Partisë për Veprim Demokrati, njëherit deputet jo legjitim në Parlamenti e Serbisë. Atij, jo që i ha palla për një seancë të tillë, nga se e ka Këshillin Nacional, po ashtu jo legjitim, por për ta lansuar dëshirën e tij për zgjedhjet parlamentare, i ka mbetur ëmbël posti i deputetit.

Nuk është aspak e vërtet se kjo seancë ftohet në përkujtim të 20 vjetorit të shpalljes së Referendumit e as për një deklaratë politike, por thjesht për ta siguruar edhe një herë mandatin e deputetit, i cili kushton shtrenjtë.

 

Përvjetori

 

Shënimi i 20 vjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 do të ishte i mirëseardhur, ngase popullata shqiptare e këtij rajoni në mënyrë plebishitare votoi për Autonomi politike territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.

Përvjetorët e këtij manifestimi është dashur të mbahen për çdo vjet, në mënyrë tradicionale ashtu si përvjetorët e UÇPMB-së, e jo në çdo katër vjet kur vijnë zgjedhjet, që në emër të kësaj vepre të madhe kapitale të bëhet propagandë parazgjedhore.

Kujt i ka ra hise t’i lexoj komentet e deputetit jo legjitim lidhur me këtë Referendum, posaçërisht ato të shtypit serb, është befasuar me qëndrimet jokorrekte të tij, I cili në parim nuk e njeh vullnetin politik të popullit, a nga ana tjetër kur vjen në pyetje karriera, postet, interesi material, ai, harron çfarë thotë, çfarë mendon dhe çfarë vepron.

Për ta shënuar këtë përvjetor është dashur të angazhohet Këshilli Nacional, jo ai çfarë është aktual jo legjitim, por një Këshill gjithpërfshirës, i cili do të kishte mandate edhe ta shpallte Autonominë e shqiptarëve të Kosovës Lindore konform vullnetit të popullit të shprehur me Referendum.

 

Bojkoti

 

Këshilltarët shqiptarë të kuvendeve komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë të vetëdijshëm se subjektet e tyre, po manipulojnë me mandatet e tyre për motive politike.

Referendumin, nuk e kanë organizuar institucionet, por partitë politike, të cilat aso kohe ishin në opozitë.  Po të kishin qenë të sinqerta subjektet politike, të cilat e organizuan dhe e mbajtën Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, deri tashti ata do ta kishin realizuar këtë kapital politik, të cilin e mbajnë të “ngrirë” për ndonjë ditë më të mirë! As vetë nuk e dinë se çfarë dite më të mirë presin, kur në këtë rajon u bë një luftë, pastaj ndodhën ndryshime politike në mes Kosovës dhe Serbisë, e në delegacionet e bisedimeve shqiptaro-serbe nuk u shtrua problemi i shqiptarëve të këtij rajoni.

Në mesin e shumicës së këshilltarëve mbretëron arsyeja e bojkotit të kësaj seance ngase:

–          Formimi i Këshillit Nacional jo legjitim e ka lënë në harresë kryesinë e zgjeruar të këshilltarëve të tre kuvendeve komunale,

–          Janë në prag zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe çdo seancë në këtë drejtim merr ngjyrime parazgjedhore,

–          Çdo deklaratë që do të votohej nga këshilltarët, ka mandat dy mujor meqë shpallja e zgjedhjeve dhe shpërbërja e kuvendeve, këshilltarët humbin mandate dhe kuvendet kuptimin, ndaj një deklaratë e tillë do të jetë e pafuqishme.

 

Pavarësisht nga këto séance e paraparë e këshilltarëve të tre kuvendeve komunale të Kosovës Lindore do të llogaritet e dështuara, ashtu siç kanë dështuar edhe shumë iniciativa të tilla të dala nga deputeti jo legjitim Riza Halimi, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për ta rikthyer pushtetin e humbur në Preshevës, mbajtjen e pushtetit të rrënuar në Bujanoc dhe ruajtjes së asaj cope të vogël të pushtetit fiktiv që kanë shqiptarët në Medvegjë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch