Home » Lajme » Maqedonasit tentuan të hyjnë në xhaminë e Kumanovës

Maqedonasit tentuan të hyjnë në xhaminë e Kumanovës

Pas kualifikimit të reprezentacionit të Maqedonisë në gjysmë finale, shume simpatizues maqedonas në Kumanovë kishin festuar.

Në mesin e atij festimi ata kishin tentuar të hynin edhe në xhaminë e Kumanovës ku në dyert e saj kryesore edhe kishin vënë një flamur të madh të Maqedonisë, bëjnë të ditur banorë shqiptarë pranë xhamisë së Kumanovës.

Rasti kishte ndodhur pasi kishin përfunduar edhe lutjet e namazit dhe se nuk kishte më besimtarë.

Siç bën të ditur M.N. nga Kumanova rreth 200 qytetarë maqedonas kishin ardhur deri në hyrje kryesore të xhamisë dhe kishin vendosur një flamur të madh në derën kryesore të xhamisë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

“Një numër i madh i maqedonasve duke festuar për fitoren e Maqedonisë kishin ardhur deri para xhamisë dhe kishin vendosur edhe dy flamuj maqedonas te të dy dyert e xhamisë. Ata madje edhe tentonin që të hynin brenda, por dyert kishin qenë të mbyllura, tregon M.N nga Kumanova. Ai më tej bën të ditur përkundër përpjekjeve për të hyrë brenda ata vazhdimisht u binin dyerve dhe fotografonin por edhe bënin foto për vete para xhamisë.

“Në pamundësi për ta duruar një gjendje të tillë kam shkuar bashkë më një shok timin, e kemi hequr flamurin, nga dyert e xhamisë edhe pse ata ishin në numër të madh rreth 200 veta, por fatmirësisht edhe ata nuk kanë reaguar. Më pas erdhën edhe qytetarë të tjerë, por për fat të mirë nuk u shkaktua ndonjë incident.

Edhe pse në këtë rast ka pas policë shqiptarë bashkë me ata maqedonas ata nuk kanë reaguar, thonë qytetarët shqiptarë.

Jozyrtarisht në anën tjetër disa lokale të shqiptarëve që janë më afër qendrës gjatë asaj loje ishin edhe të mbyllura para kohe, derisa po zhvillohej ndeshja nga paniku se mos mund të ndodh diç edhe ndonjë incident

Myftinia e Bashkësisë së Kumanovës dhe ajo nga Shkupi akoma nuk ka dalë me ndonjë incident apo nuk është akoma e informuar.

Protestuesit maqedonas vazhdimisht të dehur kanë përdorur edhe ofendime në baza nacionale duke sharë nënën shqiptare nga Kumanova deri në Likovë duke u ndalë para spitalit të Kumanovës dhe para ca lokaleve afariste shqiptare. (INA)

The questions my head hurts, may I go to http://www.essayprofs.com/ the nurse

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch