Home » Lajme » Maqedoni KSHZ: Prine partia e shqiptarëve – BDI dhe VMRO DPMNE

Maqedoni KSHZ: Prine partia e shqiptarëve – BDI dhe VMRO DPMNE

Këtu në qendrën e KSHZ-së në Shkup, në paraninë e ndërkombëtareve dhe përfaqësuesve te partive politike në FYROM, tash më janë numëruar defitivisht gjitha votat. Ndërkohë pjesemarrja ne këto zgjedhje parlamentare ka qenë 63,36 për qind. Sipas rezultateve të numëruara nga 73.8 për qind të votave, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon të prijë në mesin e partive shqiptare me 77.000 vota, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka 39.000 vota, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDSH) e Rufi Osmanit ka 19.000, Demokracia e Re (DR) 13.000 vota.

Në nivel vendi vazhdon të prijë VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit me 278.000 vota, pasura nga LSDM-ja me 228.000 vota, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Bashkimi demokratik për integrim BDI 114870 (10,24%); Partia demokratike shqiptare PDSH 66025 ( 5,89%); Rilindja demokratike kombëtare RDK 29891 ( 2,67%); Demokracia e Re DR 19732 (1,76%); Partia për prosperitet demokratik PPD 275 (0,02%); Bashkimi demokratik kombëtar BDK 453 (0,04%); Bashkimi demokratik shqiptar BDSH 4504 (0,40%); Koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE 437665 (39,00%); Koalicioni i udhëhequr nga LSDM 367876 (32,78%); Partia liberal demokratike PLD 16556 (1,48%); Të bashkuar për Maqedoninë 17015 (1,52%); VMRO Popullore VMRO PP 28125 (2,51%)

BDI-ja e lideri Ali Ahmeti shpall fitoren në të gjitha njësitë zgjedhore në Shkup, Tedtovë dhe ambrë FYORM-in

Sipas Shtabit qendror të zgjedhjeve, partia e Ahmetit ka avantazh në të gjitha komunat, përfshirë edhe në atë të Gostivarit. Bashkimi Demokratik për integrim ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën sot në Maqedoni. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Shtabit qendror, Ermira Mehmeti-Devaja, e cila ka konfirmuar se BDI-ja, ka fituar në të gjitha zonat ku ka garuar në zgjedhjet e sotme.
Në njësinë zgjedhore numër një, BDI-ja deri tani ka fituar 10.375 vota, PDSH-ja 5.434 vota, RDK 3.572, DR 2.044. Në njësinë zgjedhore numër dy, BDI ka fituar 9.393 vota, PDSH 4.356 vota, RDK 1.880 dhe DR 2.839.Në njësinë e pestë zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 6.782 vota, PDSH 4.218, RDK 2.033 dhe DR 2.051.Në njësinë e gjashtë zgjedhore, partia e Ahmetit ka fituar 27.284, PDSH-ja 16.604, RDK 6.555 dhe DR 2.991 vota.
Partitë politike kanë dhënë vlerësimet e para për mbarëvajtjen e procesit të sotëm të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. BDI vlerësoi se këto zgjedhje janë fitore e trefishtë për vendin dhe sidomos për shqiptarët. “Në këtë zgjedhje kemi arritur që të kemi tre fitore: Një fitore për gjithë shqiptarët, për demokracinë në Maqedoni dhe një fitore e madhe për BDI-në. Në treguar përcaktimin thelbësor të BDI-së se për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ku qytetarët shprehën vullnetin e tyre në mënyrë të lirshme, pa kërcënime dhe shantazhe”, theksoi Ermira Mehmeti-Devaja.
Sipas saj, ajo që vijon në vazhdim është numërimi i votave dhe ne jemi në proces të përpunimit të informacioneve. “Deri para mesnate presim që të shpallim rezultat paraprak se si do të duket përbërja e re parlamentare”, theksoi Mehmeti-Devaja. Lidhur me akuzat e bëra nga PDSH, zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja theksoi se oponentët politik kanë guxuar sot të bëjnë akuza.
“Sa për të sqaruar opnionin pbulik të theksoj se qytetarët shqiptarë e njohin shumë mirë edhe kulturën politike dhe demokratike të BDI-së, ashtu si[ e njohin dhe kujtojnë shumë mirë kulturën dhe traditën e PDSH-së. Asnjë koment tjetër nuk është i nevojshëm në këtë ditë festive për shqiptarët”, theksoi Ermira Mehmeti-Devaja. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka faleminderuar zgjedhësit të cilët kanë dhënë votën sot për këtë subjekt politik.
Mirëpo, zëdhënësi i PDSH, Luan Tresi deklaroi se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me përjashtim të disa incidenteve që ai potencoi në Shkup, fshatrat e Shkupit si dhe në komunat Zajaz dhe Osllomej. “Njoftojmë opinionin se funksionarë të BDI-së dhe grupacione të tyre u futën me dhunë në disa vendvotime, ku kanë kërcënuar dhe kanë shkaktuar incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimit”, theksoi Tresi.
Ai tha se për këto raste janë njoftur edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. “I lusim përfaqësuesit dhe simpatizantët e PDSH-së që të mos dalin për të festuar dhe të rrinë qetë, përderisa krerët partiak nuk konfirmojnë rezultatet e zgjedhjeve”, theksoi zëdhënësi Tresi.
RDK në një konferencë pas mbylljes së kutive të votimit ka shprehur reagime për parregullsi dhe raste konkrete të parregullsive në disa vendvotime nga ana e partisë në pushtet BDI. Kjo parti vlerëson se në fshatin Shishovë ka evidentuar një rast për votime grupore, ku një person ka votuar për gjashtë persona. Gjithashtu kjo parti gjithashtu ka njoftuar se një vëzhgues i saj është larguar nga një vendvotim në zonën e Likovës.

/ Nefail MALIQI /
Shkup,Tetovë,6 qershor/ AIK-Presheva Jonë

 

This when the going gets tough the tough get going essay mockumentary about the new nano-blogging site flutter – for people who don’t have enough time for twitter – cracked me up

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch