Home » Histori, Lajme » Maqedonia . e vërteta dhe perënditë

Maqedonia . e vërteta dhe perënditë

Mitet e stërlashta  të krijimit të botës, nga  Perëndia  i Madhërueshëm lindës i qiellit , nga Perëndesha e Madhërueshme – Nëna e Tokës, lindja e Diellit të ri- Zoti, mitet e Hënës  e cila arriti në Tokë, koncepti i muajve si krijesë hyjnore dhe të tjera , na jep idenë e fillimit të epokës , ngutja për rend  pas kaosit, e kanë rolin e tyre në çdo ndër dije kolektive të kombit.
Macedonia - harta vjeter
Në  atë epokë të pa njohur atëherë kur të stërlashtët e Makedonëve ishin të bashkuar me Pelazgët ( ishin pjellë e tyre ) , ishin adhuruesit e zotëve kryesor të natyrës, të shtazëve dhe të drunjve , anëtarët e Panteonit të vjetër arian. Këto mite të fillimit i kanë rrënjët e thella që në kohërat parahistorike. Ato u mbijetuan shumë sulmuesve të feve të ndryshme, duke e treguar një gjallëri të fortë  dhe duke u gdhendur në mbamendjen e popullit si një nën dije kolektive

Macedonia - pallati
Panteoni i Maqedonisë

Hyjnitë e para maqedone ishin: Krijuesi Kryesor – Zoti Goo ose  Voo, i cili më vonë u bartë nga
“helenistët “ si Zoti Makedon – Dioni me epitetet tjera Hetaireios , Hyperberetas e pastaj Perëndesha e Madhe Nëna ose Maa ( ose Moo ) , gjithashtu e shkruar si Aithyia dhe Dionisi (.Dyausi Paion, lat. Dionysus, Bachus ; Frigji ( Frigasi )- Sabazius etj.
Ndër tjerash sipas Heisychius , Dionisi ishte i biri i  Dionit dhe Aithyas ; sipas burimeve ishte i Cadmusit dhe Harmonisë dhe së fundit edhe Amon- Zeus, Adonis, Ilios dhe Osiris, si dhe Deuspater ( Jupiteri ) ose Liber Pater i romakëve.
Kulti i Dionysit dhe të birit të tij mitik Makedonit , të cilët kanë jetar 13 shekuj para Krishtit e të cilët janë  mbretërit paraardhës dhe janë bërë perënditë  Maqedonase dhe janë krijuesit e shteti të madh europian si dhe Perandorisë së Maqedonisë.

Macedonia - Pos Dionisit dhe Makedonit

Pos Dionisit dhe Makedonit  , perëndesha kryesore ishte  me origjinë Makedone dhe ishte Nëna e madhe Perëndesha Mo ose Ma, për të cilën nuk ka shumë shkrime apo trashëgimi të shkruara . Ajo ishte perëndeshë me veti diellore dhe ushtarake ( Kurora diellore, mburoja , shtiza  dhe shpata ) Të gjitha këto që i folëm janë gjetur në  dhe nëntokën e Maqedonisë së sotme.

Macedonia - Kurora diellore, mburoja , shtiza  dhe shpata

Miq të nderuar , për momentin nuk mund t`iu jap referencat ; por kjo nuk e zvogëlon mundësinë e debatit , kundër argumentimit dhe dhënies se fakteve të reja të pa njohura për ne, për këto që u shkrua më lartë.

Fahri Xharra,01.03.16
Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch