Home » Opinione » Maqedonia luftënxitëse!

Maqedonia luftënxitëse!

Protesta shkup 2014-1… Në fakt rasti “Monstra”, ishte diçka e sajaur, vepër që e ka bërë vet sherbimi Maqedonas, gati si ai i Pejës që vet serbët kanë pranuar se ka vrarë 6 të rinjë serb për të diskrsdituar UÇK-ën atë kohë, supozoj se edhe sherbimi maqedon mori këto instruksione për të akuzuar shqiptarët si terorist, dhe tani i dënoi disa nga ata me burgim të përjetshëm!!!

Këtë duhet ta thonë organet kopetente shqiptare si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Jo, nuk e thonë, nuk duan të të heqin një paralele mes këtyre dy rastevë- nuk e di pse?!

 

Tani atje, fatkeqësisht janë involvuar edhe forca tjera me ndikim dhe ngjyra fetare që i japin ngjyrë dhe konatacion të keq çështjes sonë, madje kjo yshtje vjen nga shërbimet e caktuara maqedonase për të akuzuar më pas popullin shqiptarë edhe për terrorizëm islamik, vehabist etj.

Po, si gjithmonë, të shpërndarë e përqarë, prandaj jemi këtu ku jemi, lufta aktuale nder shqiptarë si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri është për karrige dhe kjo ka vërbuar krerët tanë politik deri në shkallë përqudnie!…

Të fala, Mehmeti.

Shkrimi im ishte shqetësimi im shpritëror, që nuk më le të rri indiferent.

 

Maqedonia luftënxitëse!

 

Politika luftënxitëse e krerëve maqedonas, e marrosur keq në kornizat e një mjerimi të urrejtjes ndërnacionale deri në kufijtë e sjelljes raciste mbi shqiptarët, kësaj radhe treguan fare hapur qasjen e një shteti shtypës që mëton demokracinë dhe barazinë ndëretnike!

 

Këta rrugë-humbës mes udhëkryqeve të kësaj bote të madhe, me ambiciet për të qenë të ngazëllyer para unit të vet, me dështimet e radhës, tani shfryen hapur kundër popullit shqiptar duke mos kursyer mjetet e dhunës që kanë në disponim.

 

Botërisht dihet se populli shqiptar atje, jeton në trojet e veta denbabaden, si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Manastir e në tërë hapësirat e tokave tona të cilat janë tkurrur në vazhdimësi gjatë gjithë shekullit të kaluar.

 

Populli shqiptar atje është shtet-formues, dhe, pa ta, Maqedonia e sajuar  nuk mund të ekzistojë, nuk mund të zhvillohet dhe nuk mund të ketë paqe, madje paqe të njëanshme- jo asnjëherë. Këtë e kanë provuar maqedonasit, dhe nuk mësuan ende se dhunë sjellë vetëm dhunë e as gjë më shumë.

 

Populli shqiptar, përbën mbi 40% të popullsisë së përgjithshme në të vetëquajturën Maqedoni e cila nuk ka as një lidhje të vetme me ish-popullin e lashtë  maqedonas.

 

Kjo Qeveri e mjerë e një shteti pa identitet, që pretendon të quhet Maqedoni, duhet ta kuptojë njëherë e mirë se, pa respektin e ndërsjellë ndërmjet etnive që jetojnë atje, nuk mund të ketë shtet të mirëfilltë, as paqe dhe as qetësi e progres, dhe vërtetë nuk do të ketë, përderisa kreu i shtetit të ish-Maqedonisë ushtron një politikë dhe sjellje raciste karshi popullit shqiptar.

 

Të mos harrojmë se populli shqiptar atje jeton në tokat e veta, nga djersa dhe puna e vet, është vendimmarrës, paqësor dhe human, por mbi të gjitha është atdhe e liridashës që me asnjë çmim nuk lejon të tjerët të luajnë me identitetin dhe aftin e tyre.

 

Sot në Ballkan e në rajon jetojnë mbi dhjetë milionë shqiptarë, ata duan paqe e prosperitet, duan barazi dhe një rend shoqërorë me një demokraci të avancuar, është tejet anakronike që në këtë kohë, të ngritët në këmbë i tërë aparati i dhunës Maqedonase, për të derdhur vrerin e urrejtjes shekullor shoviniste mbi popullin shqiptar.

 

Qeveria e Maqedonisë, duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se dhuna nuk është mjeti për të zgjedhur problemet- është e kundërta dhuna sjellë problemet, madje edhe luftën që do të djeg në rend të parë vet maqedonasit!

Mos i detyroni shqiptarët që të kapen gjithmonë për armësh- siç na detyruat jo moti në Kosovë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në Tetovë, Shkup e Gostivar etj. Se pastaj bëhet vonë për t’u kujtuar se tani që krisi pushka na duhet paqe!, bëni sikur harroni se kur pushka kërcet gjërat thyhen e vështirë se mund të rikuperohen, prandaj jeni përgjegjës për peshën e rrezikut të zjarrit që po mbillni, ju sllavë të Maqedonisë së brishtë po shprushin me bisht zjarrin e fashitur, por që nuk është shuar ende dhe pasojat e tij pastaj do t’i bartin para së gjitha vet ju!…

Të jesh e të mbetesh një shtet modern e demokratik është një gjë shumë e çmuar, por ta përdorësh dhunën në vend të dialogut, është veprim tepër i marrë, prandaj shqiptarët shpesh kanë paguar haraçin e madh të marrëzive tuaja, duke qenë tepër të sinqertë me të pasinqertët. Është kohë tjetër tani, prandaj është edhe e domosdoshme që krerët tanë, nga të gjitha trevat, të jenë më të përgjegjshëm, të mblidhen dhe të bëjnë strategjinë  gjithëpërfshirëse për të drejtën tonë legjitime të përfshirjes së tokave tona rreth trungut të vet!…

 

Kjo kohë po vjen ngadalë, kjo kohë ka ardhur, kjo kohë është e pashmangshme dhe nuk do të ketë të ndalur. Veprimet e dhunshme, kudo në botë kanë treguar pamundësinë e udhëheqjes dhe bërjes së shtetit të mirëfilltë që le shumë për të dëshiruar në republikën me paterica të Maqedonisë, prandaj kujdes me shqiptarët, përgjegjësitë do të bien mbi ju që po i fryni zjarrit në të cilin do të digjeni vet.

 

07.07.2014

Mehmet BISLIMI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress