Home » Opinione » Maqedonia nuk mund të ekzistojë me masa represive kundër popullit të pafajshëm shqiptar

Maqedonia nuk mund të ekzistojë me masa represive kundër popullit të pafajshëm shqiptar


Isuf B. Bajrami
Në shërbim të veprimeve destruktive të politikës
antishqiptare u vu ushtria dhe policia maqedonase, e cila, nëpërmjet dhunës e
terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, kërkon të shuan aspiratën
e shqiptarëve për të drejtat e tyre legjitime kombëtare.
Kohëve të fundit përveç aksioneve represive
ushtarako-policore, u thirrën nëpër polici në të ashtuquajturat “Biseda
informative” një numër i madh shqiptarësh me profesione nga më të
ndryshmet, nga të gjitha trevat etnike të shqiptarëve në Maqedoni. Nëpër
stacionet policore këta intelektual të shquar u stresuan, u vunë nën një terror
psikik të pashembullt, u keqtrajtuan fizikisht, u kërcënuan dhe u mbajtën me
orë të tëra. Qëllimi kryesor i policisë-politike maqedonase është t’i mposhtë
këta luftëtarë të dijes, t’i frikësoj, dhe në fund t’i detyroj të heqin dorë
nga ideja për të drejtat themelore demokratike ku ka shqiptar në territoret
etnike shqiptare në Maqedoni.
Këto veprime banditeske të autoriteteve dhe
policisë-politike maqedonase janë një shprehje e urrejtjes së thellë që ata
ushqejnë ndaj popullsisë shqiptare, me veprimet e të tyre antihumane,
antikulturë, gjë që është e pashembullt për çdo vend evropian. Këto veprime
kryhen në një kohë kur udhëheqës të ndryshëm politikë, personalitete të larta
maqedonase flasin me të madhe për “barazinë”e popujve,
për”respektimin”e të drejtave dhe të lirive të njeriut. E kjo është
hipokrizia më e madhe e mashtrimi më i ulët që shfaqet aktualisht në Ballkan,
sidomos në trojet ku banojnë kryesisht shqiptarët.
E drejta e shkollimit është e garantuar për çdo
popull kudo në botë, është një e drejtë e patjetërsueshme, e shkruar jo vetëm
në dokumentet ndërkombëtare, por edhe në Kushtetutat e vendeve demokratike. Nuk
është parë dhe dëgjuar që në një vend evropian të ushtrohet dhuna e terrori, të
përdoren armët dhe të derdhet gjaku ndaj një populli që lufton për të drejta
kombëtare, arsimin në gjuhën amtare. Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim
sllavo-ortodoks; Serbi,Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, në këto vende ballkanike që
njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre.
Ky atentat i qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve
është në të njëjtën kohë edhe një atentat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat
ndër të parat e njohën Republikën e Maqedonisë pas “shkëputjes” së
saj nga ish Jugosllavia titiste. Kjo politikë që ndiqet nga qarqet sunduese
maqedonase është një politikë dritëshkurtër, pa asnjë të ardhme, një politikë
që është në dëm edhe të vetë interesave të popujve maqedonas. Por duhet ditur
se ekzistenca e vetë Maqedonisë si shtet rrezikohet tej mase, duke nëpërkëmbur
një popull autokton,që ka gjuhën dhe zakonet e veta, kulturën dhe traditat e
tij. Është e pamundur të nënshtrohet dhe të shtypet populli më i vjetër në
Maqedoni, siç është populli shqiptar. Historia shumëshekullore e popullit
shqiptar dëshmon për luftërat që ka bërë ai për të ruajtur identitetin e tij,
për të mbrojtur trojet e tij nga pushtuesit e ndryshëm qysh në kohët më të
hershme e gjer më sot.
Shumë shtete evropiane me demokraci të zhvilluara,
me potencial ekonomik e shkencor, me një kulturë të lashtë, kanë bërë dhe bëjnë
përpjekje të vazhdueshme për emancipimin e mëtejshëm të shoqërisë, për
sigurimin e barazisë së njerëzve përpara ligjit, për afirmimin dhe mbrojtjen e
të Drejtave dhe të Lirisë së qytetarëve të saj. Kjo natyrisht nuk është arritur
pa mund e përpjekje, pa luftëra dhe ndeshje sociale, pa kontradikta. E ne sot
flasim për Evropën e qytetëruar dhe të emancipuar, për vende me demokraci të
zhvilluar. Këto janë arritje të shënuara që ne i mbështesim dhe i përshëndesim,
janë fitore që Evropa mundohet me fanatizëm t’i ruaj, zhvilloj e thelloj më
tej.
E megjithatë ne e shohim qartë se si kjo Evropë
“demokratike” dhe e civilizuar qëndron indiferente ndaj fateve të
popujve të tjerë, ku shkelen këto të drejta, ku mungon barazia përpara ligjit,
ku nëpërkëmben liria dhe pavarësia e individit, ku ushtrohet dhuna e terrori
ndaj popullsisë së pafajshme. Shihet gjithnjë e më qartë hipokrizia e qarqeve
sunduese evropiane ndaj fatit dhe të ardhmes së popujve të tjerë. Heshtin dhe
bëhen të paditur për shpërnguljet nga Toplica e Sanxhaku, kur derdhet gjaku si
lumi në fshatrat e Medvegjes, Bujanovcit, Preshevës, Karadakut dhe Tetovës, kur
vriten, ndiqen dhe torturohen me qindra e mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre,
kur ushtrohet një etnocid e gjenocid i pashembullt-sistematikisht ndaj popullit
shqiptar. Është hipokrizi akordimi i kredive dhe furnizimi me armë më moderne në
një kohë kur derdhet gjaku i shqiptarëve si Lum në shtëpitë e tyre.
Ndaj luftës disavjeçare në qendër të Ballkanit, ku
janë shfarosur me dhjetëra e mijëra njerëz, ata kanë mbajtur qëndrim
indiferent, për të mos thënë se e kanë nxitur atë për të nxjerrë përfitimet e
veta. Shqiptarët vetëm në qoftë se me luftën e tyre të drejtë dhe çlirimtare do
të dinë jo vetëm të rezistojnë, por edhe të dalin fitimtarë, atëherë Evropa e
“qytetëruar”, e gjendur përpara një fakti të kryer, do të mbante një
qëndrim tjetër dhe hipokrizia e saj do të dilte sheshit, kurse propaganda do të
flasë me një gjuhë tjetër, se “ne evropianët gjithnjë kemi qenë në
mbrojtje të pafajshmëve, në mbrojtje të lirisë dhe të pavarësisë së
popujve”.
Ç’bëri Evropa kur ndaj shqiptarëve të pambrojtur u
qëllua me armë. Me qëndrimin e tyre mospërfillës ata i nxitën qarqet sunduese
serbo-maqedonase që të vazhdojnë edhe më tej dhunën e egër ushtarako-policore,
duke shtypur çdo ëndërr të shqiptarëve për të drejtën e tyre legjitime
kombëtare për arsimin në gjuhën amtare.
Është koha që shqiptarët t’i kuptojnë miqtë dhe
armiqtë e tyre, çiltërsinë dhe hipokrizinë, fjalët nga veprat.
Qeveritarët maqedonë me të gjitha mënyrat përpiqen
t’i ndalojnë shqiptarët të organizohen, të shkollohen, sepse nuk duan që ata të
jenë të barabartë me ta. Kjo është arsyeja përse ata u hodhën me tërbim për të
ndaluar themelimin e Universitetit të Tetovës, për të ndalur rininë shqiptare
të marrë arsimin e lartë.
Gjakderdhja, terrori i egër ushtruar ndaj
nismëtarëve për themelimin e Universitetit të Tetovës dhe ndaj studentëve të
parë në këtë tempull të dijes dhe kulturës, na kujtojnë pa dashur kohën e
mesjetës kur shkencëtarët digjeshin të gjallë, ngaqë shkenca e tyre u hapte
sytë njerëzve të pashkolluar, na kujtojnë Xhordano Brunon që u dogj i gjallë në
sheshin e Romës për arsye të zbulimeve të tij të mëdha shkencore për planetin e
Tokës.
Sikurse politika e pushtetmbajtësve serbo-maqedonë
t’i përmbahej porosive dhe mësimeve të Goce Delçevit; “Kombet të bëjnë
gara kulturore dhe jo gara të dhunës dhe të intrigave”, sikurse
pushtetarët maqedonas t’i ktheheshin politikës reale dhe miqësore ndaj popullit
shqiptar në Maqedoni, dhe në mënyrë demokratike të pranonte t’u njohë shtetasve
shqiptar barazinë sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetërore, kjo do
të ishte ajo politikë që do të nxirrte nga pellgu i pafund këtë vend ballkanik.
Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e Maqedonisë.
Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha
nacionaliteteve
që bashkëjetojnë sot në Maqedoni.
Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, nuk
kërkojnë gjë më tepër, ata duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me
maqedonasit. Në qoftë se kjo politikë diskriminuese do të vazhdojë edhe në të
ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i jepnin fund kësaj gjendjeje jo
normale dhe do të kërkonin të ndaheshin nga Maqedonia. Pa asnjë hezitim e
diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të
kombit maqedon.
Do të ishte mirë që qeveritarët maqedonas të
nxirrnin përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare që ishte
i vetmi shtet dhe komb fqinj i maqedonasve që e njohu ekzistencën e kombit dhe
të shtetit maqedon. Në barazinë e plotë midis popujve qëndron edhe formula e
stabilitetit
të brendshëm të Maqedonisë. Në qoftë se nuk kuptohet realisht kjo gjë, atëherë
pasojat do të jenë më të mëdha me përmasa katastrofike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch