Home » Lajme, Ndërkombëtare » Margaritari i mërgatës shqiptare në Suedi

Margaritari i mërgatës shqiptare në Suedi

XHAVIT ÇITAKUSaranda Iseni me sukses udhëheq firmën për ndihmë juridike në qytetin e Lundit dhe momentalisht është konsulente dhe ligjëruese edhe në Shkollën e Lartë Teknike në Malmo. Shkruan poezi, ndihmon shumë SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” dhe ka treguar një talent të rrallë si moderatore 

Nga XHAVIT ÇITAKU

Në fillim e identifikuam vetëm si një figurë e dashur që me besimin e saj të pashoq në vetvete e frymëzon dhe e gjallëron punën dhe aktivitetin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Mirëpo, me vonë kuptuam se Saranda Iseni përmban në veti shumëçka dimensionale në aktivitetin e saj të përditshëm, që nuk mund t’i gjesh tek femrat tjera në këtë vend të largët skandinav. Në të vërtetë, ajo ka merita të mëdha për angazhimin e saj të pandërprerë që zhvillon dhe virtytet e saja burrërore që për fat të mirë janë të mjaftuara për të vërtetuar shpirtin e saj për t’u bërë e denjë dhe të dalë krenare para çdo sfide eventuale. Ajo ka edhe një ideal të lartë kombëtar duke bërë përpjekje të pandërprera për të mbajtur kontakte me personalitete e figura të shquara të jetës politike, kulturore e sportive në të gjitha trojet etnike shqiptare, për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë në këtë vend dhe për të zhvilluar aktivitete të shumta e të dobishme për kombin e atdheun.

                                                   Shkëlqen në fushën e jurisprudencës

Është një e re me karakter ë fort, me mendje të kthjellët, me vullnet shumë të madh dhe aftësi profesionale e krijuese. Duke pasur këto karakteristika doemos se i paraprinë arritjes se sukseseve dhe rezultateve jashtëzakonisht të mira sidomos në profesionin e juristes që hëpërhë e ushtron në qytetin universitar në Lund të Suedisë. Puna e saj e palodhshme dhe elani i saj për punë e ngritje në shkallë të lartë të arsimit, kësaj të reje ia mundësoi që vetëm pak vite pasi u vendos në këtë shtet të regjistrohet në Fakultetin Juridik dhe në afatin optimal të marrë diplomën në fushën e jurisprudencës me notë të lartë. Ndërkaq vetëm pas një viti ajo e hap zyrën për ndihmë juri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress