Home » Lajme » Markoviq: ndryshimi i emrave të 17 rrugëve në Bujanoc është një potez i cili tregon një papjekuri politike

Markoviq: ndryshimi i emrave të 17 rrugëve në Bujanoc është një potez i cili tregon një papjekuri politike

Ministri për të drejtat e pakicave, vetadministrim lokal dhe vetëqeverisje lokale Milan Markoviq ka thënë sot se vendimi i këshilltarëve shqiptar që të miratohet vendimi për ndryshimin e emrave të 17 rrugëve në Bujanoc është ky një potez i radhës i cili tregon një papjekuri politike. Në një reagim me shkrim për medie, Markoviq ka thënë se ky vendim ka për qëllim që të destabilizojë Bujanocin dhe paraqet një promovim të disa politikanëve shqiptar të Bujanocit. “Për fat të keq, politika aktuale të cilën e ndjekin disa liderë politik në Bujanoc ka bërë që ne të mos jemi të befasuar në lidhje me këtë vendim të gabuar. Me siguri se do të na kishte befasuar më shumë nëse Kuvendi Komunal të marrë vendim që si ti ndihmojë familjet më të varfra pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, që të krijojë një plan për rimëkëmbje ekonomike, për ndonjë zonë ekonomike..” ka thënë Markoviq. Ministri Markoviq ka thënë gjithashtu se ky “provokim” nuk do të ndryshojë asgjë në punën e Trupit Koordinues që me të gjitha përpjekjet që të mos lejojë që qytetarët e Bujanocit që të bëhen peng i viteve 90-ta dhe liderëve politik, siç thotë ai “nuk janë në gjendje që të përballen me të ardhmen, pasi nuk janë të aftë të zgjidhin problemet me rëndësi jetike të bashkëqytetarëve të vet.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch