Home » Lajme » Markoviq: Shanset janë të vogla që shqiptarët të regjistrohen

Markoviq: Shanset janë të vogla që shqiptarët të regjistrohen

Vendimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që të largohen nga komisionet regjistruese dhe bojkotojnë regjistrimin e popullatës është vendim i gabuar dhe do të shkaktojë dëm qytetarëve, gjegjësisht shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë për FoNET, ministri për të drejtat e njeriut si dhe vetadministrimin lokal Milan Markoviq.Markoviq nuk e sheh të arsyeshme këtë vendim të shqiptarëve, siç thotë ai për të gjitha pakicat nacionale në serbi listat e regjistrimit janë të njejta dhe të tjerët nuk e bojkotojnë regjistrimin.”Ne si trup Koordinues së bashku me insitutin për statistika kemi tentuar që të bëjmë diçka për këtë çështje, kemi biseduar me liderët shqiptarë, mirëpo unë mendoj se ky vendim nuk ka aspak të bëjë me ngjarjet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por ky vendim është marrë në realicionin Preshevë – Bujanoc – Prishtinë dhe shansi për ta ndryshuar këtë vendim është shumë pak” ka vlersuar Markoviq.Sipas Markoviq, përgjegjësinë për një vendim të tillë e kanë definitivisht liderët shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc, siç thotë për shkak të interesit që nuk janë në interes të atyre që i kanë zgjedhur në këto pozita, praktikisht shkaktojnë probleme të reja në këto hapsira.

Online catfish are dangerous and have been the celltrackingapps.com/ feature of a television series on mtv called catfish

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch