Home » Lajme » Markoviq:“Deri sa të jem unë ministër, nuk do të lejoj ndryshime të tilla të emrave të rrugëve”

Markoviq:“Deri sa të jem unë ministër, nuk do të lejoj ndryshime të tilla të emrave të rrugëve”

Duke komentuar ndryshimet e emrave të rrugëve në Bujanoc, ministri për vetadministrim lokal dhe të drejtat e pakicave, Milan Markoviq ka thënë se ndryshimi i disa emrave të rrugëve nuk do mund të bëhet deri sa të jetë ai ministër. “Deri sa të jem unë ministër, nuk do të lejoj ndryshime të tilla të emrave të rrugëve. Ata këtë e kanë ditur para se të votojnë, mirëpo ata këtë e kanë bërë jo me qëllim që ti ndryshojnë emrat, por ti përmbushin interesat e tyre dhe ti zgjidhion problemet brenda partiake” ka thënë ministri Markoviq.

RTV Presheva

3 Responses

  1. Hasani thotë:

    U pritë një reagim i tillë nga Markoviqi, por ju këshilltarë shqiptarë të Bujanocit
    duhet të mbaheni bashkë dhe jo me e ndëgju Rizën çka thot se ai e ka rregullu punën
    e vet, garant e ka siguru edhe këtë mandat pi tyne si herën e parë, prandaj dhe e ka
    për detyrë ti respektoj ata nalt.

  2. Musafiri thotë:

    ” KUSH TJETER POS Z.JUNUZ MUSLIU DHE Z.SHAIP KAMBERI” – KETA DIN SE SI TA MBROJN KETE VENDIM
    Z.Junuz Musliu , më 7 Shkurt 2012 , ju si Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe me këshilltarët Shqiptarë të këtij Kuvendi , e hodhët hapin e parë pas 20 viteve qe nderlidhet ngushtë dhe e mbron vullnetin e popullatës Shqiptare e cila u deklarua me Referendumit e 1-2 Marsit të vitit 1992 , ju lumtë juve si Kryetar i ketij Kuvendi , si dhe të gjithë keshilltarëve shqiptarë qe morrën kete vendim per ndryshimin e emrave të rrugëve dhe sheshit të Bujanocit .

    Ky vendim i komisionit tuaje qe e morri,na i shtone shpresat,se BASHKIMI ME KOSOVE DO TE JETE I PASHMANGSHEM siç patët deklaru ne intervistën e juaj paraprake. Më këtë hap shumë të rëndësishëm ju keni filluar të japni sinjalet e para , se
    dalngadal do t’i braktisni rrugicat që shpinë drejt Beogradit , dhe ju do të kaloni në rrugën, gjegjësisht në autostradëne e Kombit, qe vjen nga Tirana – Vërmicë-Prishtinë , dhe ky hap i juaji do ta kthente rrugën e kombit në drejtim të Gjilanit dhe do te perfundoj ne Bujanoc e jo në Merdar.Edhe nje herë ju lumtë juve te gjitheve , ne veçanti propozuesit te ketij vendimi historik. Sa per ate qe thot ministri Markoviq se deri sa te jete ai Minister nuk do ta lejente nje gje te tille,ne atije ipergjigjemi keshtu. Mos te harron se deri sa te jene ne krye te pushtetit lokal te Bujanocit kjo garnituer ne krye me zoterite Shaip Kamberin Junuz Musliun dhe Nagip Arifin ,zMarkoviq do te kete rastin qe te ballafaqohet edhe me njebefasi me te rendesishme seky emertimi rrugeve ne leter.Andaj ju z Markoviq do te jeni te ftuar dhe te mirepritur ne diten kur sheshi SKENDERBEU NE BUJANOC DO TE KUROREZOHET ME PERMENDOREN E SKENDERBEUT. Ne shpresojm se kjo do te ndodh me se largu deri me 28 nentor 2012 kur festohet 100 vjetori i pavaresise Shqiperise,dhe ne fund e pershendetemi Ministrin Markoviq duke i deshiruar fitore ne zgjedhjet e 06 majit te 2012-tes.

  3. “GOSPODINE” MARKOVIC, DISTANCOHUNI NGA DEKLARATAT RACISTE!
    Tweet 1

    REDAKSIONALE:

    Për ministrin Markovic, do të ishte mirë në rend të parë për reputacionin e funksionit të tij si ministër e pastaj edhe per imazhin e Serbisë e cila po përgatitet të trokasë në dyert e BE-së, të kërkoj falje publike shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke u distancuar nga deklaratat e tija të njëanshme me elemente raciste, sepse zoti Markovic na duket të jetë zyrtarisht minstër i minoriteteve e jo ministër toponimeve ?!…me shume http://www.preshevajone.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch